Një ditë më parë, një vajzë e re 16 vjecare më pyeti: “Si ndihesh të jesh e vjetër”?

U befasova nga pyetja, pasi nuk jam ndjerë kurrë e moshuar.
Kur vajza pa reagimin tim, menjëherë u pikëllua, por i shpjegova se ishte një pyetje interesante.

Dhe pastaj mendova…
Ndonjëherë habitem nga personi që shoh në pasqyrë. Pytem, pse unë nuk jam shqetësuar për të për një kohë të gjatë…?

Nuk di, por nuk do të ndryshoja asgjë si psh për disa rrudha më pak apo një diete për të humb disa kile.
Nuk e fajësoj më veten sepse nuk arrij të kem shtëpi të pastër, ose sepse i ha disa “gjëra” qe m’plotsojne. Më në fund, ndjej të drejtën time për të qenë e çrregullt, dhe kenaqem kur kaloj orët e mia duke u marr e studiuar gjithcka t’rastit.
Kam parë disa miq të dashur të largohen nga kjo botë përpara se të e shijojnë lirinë e cila vjen me moshën.

Kujt i intereson nëse zgjedh të lexoj ose të luaj në kompjuter deri në orën 4 të mëngjesit dhe më pas të fle?
Kujt i intereson nëse kërcej vetëm me muzikën e viteve ’80’ta?

Lexo po ashtu:  Pse na duhet filozofia?

Po sikur të dua të qaj, këndoj, bërtas…
Nuk kam pas kurr friken per t’a shpreh dashurin për gjith boten.
Është e vërtetë, gjatë viteve zemra ime ka vuajtur për shume cka, po edhe per humbjen e njerëzve të dashur. Por, a nuk është dhimbja ajo që na jep forcë dhe na bën të pjekemi e pasunohemi si njeri?

Një zemër që nuk është thyer, është e zbrazët dhe nuk do ta dijë kurrë që lumturia nuk është e përsosur.
Jam krenare që jetoj gjithhere si une, e si askush tjeter, dhe te arrij mjaftueshëm të qeshi me zemër e jo të shtirem. Të shfaq nervozën, e besa edhe të qirrem, ta them mendimin pa u ndrojtur, e të vishem ashtu si ndjehem.

Eh, e di që nuk do të jetoj përgjithmonë, por për sa kohë jam këtu, dua të jetoj sipas ligjeve të mia, ligjeve të zemrës sime.
Nuk dua të ankohem për atë që nuk ka ndodhur apo të shqetësohem për atë që do të ndodhë. Në kohën e mbetur, thjesht do ta dua jetën siç e kam bërë deri më sot, pjesën tjetër ia lë fatit.

Ju dua të gjithëve!
Nexha Gjema

Lexo po ashtu:  Më thuaj çfarë shenje horoskopi je të të them arsyen pse nervozohesh gjithmonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *