A e dije se nëse konsumon këto ushqime, duhet të presësh të paktën 30 minuta përpara se të lash dhëmbët? Ja se cilat janë ushqimet, së bashku me arsyet pse.

Larja e dhëmbëve është diçka shumë e rëndësishme për higjienën tonë orale. Ky është një zakon që na e kanë mësuar që kur ishim të vegjël. Është një rutinë që bën pjesë në përditshmërinë tonë. Larja e dhëmbëve me një pastë të mirë dhe furçë të pastër të paktën dy herë në ditë, pas vaktit të mëngjesit dhe tëdarkës, është shumë e rëndësishme për higjienën orale. Por duhet të dini se pasi të keni konsumuar disa lloje ushqimesh dhe pijesh, do të ishte mirë të mos i lanit dhëmbët menjëherë.

Bëhet fjala për ato produkte, të cilat përmbajnë acid, si perimet (domatet kryesisht), apo pijet e gazuara. Këto lloj ushqimesh “sulmojnë” zmaltin e dhëmbëve dhe e dëmtojnë atë. Pra, nëse menjëherë pasi kemi konsumuar këto produkte, shkojmë të lajmë dhëmbët, rrezikojmë ta përkeqësojmë më tepër situatën dhe të lehtësojmë depërtimin e acideve në brendësi të dhëmbit. E njëjta gjë vlen edhe për kafen, e cila ështënjë tjetër pije me shumë pigmentim që rrezikon t’i njollosë dhëmbët.

Lexo po ashtu:  7 gjëra që gjithmonë duhet t’i mbani SEKRET, sipas filozofisë HINDU

Por cila është zgjidhja? Prisni të paktën 3- minuta pasi të keni konsumuar këto ushqime apo pije, përpara se të shkoni të lani dhëmbët. Gjatë kësaj kohe, pH i gojës stabilizohet falë veprimit të pështymës. Kjo gjëu zbulua përmes një studimi që tregoi se çfarë ndodhte me dhëmbët apo protezën dentare pas larjes sëdhëmbëve, kur sapo ishte konsumuar një nga produktet e përmendura më sipër. U vu re se humbet më pak zmalt në dhëmbë, kur mund të pritet 30 minuta deri në një orë përpara se të pastrohen dhëmbët. Por nëse e keni të pamundur të prisni, atëherë përpara larjes së dhëmbëve duhet ta shpëlani mirë gojën me ujë tëbollshëm dhe më pas të nisni larjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *