Zbulojnë mediat shqipe gënjeshtrën apo këto janë prodhuese të saj?
Gëzim Mekuli

A kemi ”Public relation” në Kosovë e në Shqipëri?

Në Prishtinë, Tiranë e Shkup partia ende i shfrytëzon mediat si instrument për të shfryrë inatet personale, për të mbrojtur interesat e ngushta lokale-partiake dhe të ekonomisë familjare. Ideja për të ndërtuar një zyrë për marrëdhëniet me publikun (“PR”) me përmasa e strategji kombëtare, asnjëherë nuk është shtruar, e as analizuar, si duhet as nga Prishtina, e qebesa as nga Tirana.
Le të shikojmë Serbinë:
Qeveria serbe ka shpallur zyrtarisht (2006) nënshkrimin e kontratës me zyren e specializuar për marëdhënje me publikun “Barbour, Griffith & Rogers (BG&R)” për të lobuar për interesat e saj në Departamentin e Shtetit Amerikan. Lajmi asokohe ishte konfirmuar nga Ministri serb për Marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike, Milan Parivodic, i cili është edhe nënshkruesi i kësaj kontrate për qeverinë serbe me kompaninë private amerikane.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve ‘Tanjug’, ministri ka deklaruar se “qeveria serbe ka firmosur kontratën me ‘Barbour Griffith & Rogers (BG&R)’, për të përfaqësuar interesat politike në Uashington.”
“Kjo është një sjellje e zakonshme në politikën e jashtme të vendit, që kujdeset për interesat e saja”, nënvizoi ministri serb Parivodic, duke shtuar se kontrata është nënshkruar që vjeshtën e kaluar. “Ne kemi punësuar ndoshta kompaninë më të mirë në botë e cila do të promovojë interesat tona në një mënyrë legjitime” tha ministri serb për Tanjug. (2006)
Qeveritë tona, si n’Tiranë e poashtu edhe n’Prishtinë, së pakut deri sot, nuk janë duke menduar hollë e profesionalisht për oksigjenin publik të shqiptarëve.
Këto qeveri do të duhej të ndihmonin e të nxisnin specialistët dhe të tjerët në përparimin dhe në zhvillimin e fushës së komunikimit, informimit dhe të marrëdhenieve publike.
Mund të jemi të sigurtë se nuk është aspak aspak i dobishëm që në krye të departameneteve të studimeve të gazetarisë të kemi fanatikë partiak.
Nuk është hiq e mirë dhe, me siguri e them se është edhe e dëmshme, që kryeredaktorë të lajmeve të RTK-së të kemi njerëz të pashkolluar në gazetari, retorikë, Film e Komunikim.
Lindja e agjencive të para informative në Kosovë
Në vazhdën e shumë përpjekjeve për t’u shkëputur nga diktaturat jugosllave dhe tani edhe serbe, shqiptarët e Kosovës u organizuan dhe ndërtuan shumë parti politike, OJQ, shkolla, kurse, seminare, etj., etj. Të gjitha këto u bënë me qëllim që të paralizoheshin propagandat e politikave të pushtuesit serb.
Dihet, ndër të tjera, se, dikurë, me këtë synim, nga LDK, u krijua edhe Qendra Informative e Kosovës, e njohur për të gjithë me shkurtesën QIK. Më vonë e ndikuar shumë nga parti tjera u themelua edhe agjencia e lajmeve ”Kosovapress”.
Sot, përsëri si në vitin 2003, shtroj pyetjen e madhe: Sa objektive dhe profesionale ishin këto agjenci informative? Çfarë lajmesh transmetonin këto mediume dhe sa ishte e ndikuar nga ideologjia partiake përmbajtja e lajmit të tyre?
Të dashur lexues,
nuk duhet lejuar që oksigjeni publik i shqiptarëve të jetë në duar të 3 a 4 oligarkëve.
Të nderuar lexues,
është e dëmshme për gjeopolitkën tonë që Marëdhënjet me Publikun (PR) t’u lihen në dorë 4 a 5 dështakëve partiak që nëpër studiet e tyre private nuk bëjnë gjë tjetër pos dëmtojnë shëndetin psqik të qytetarëve.
Të respektuar lexues,
Asesi nuk duhet lejuar që monopilin e lajmit, të debatit e të kritikës publike t’ua lejojmë “shitësve të djathit”.
Me portale, me radio e me televizione të kapura nga partia, nga mafia, nga oligarkia e nga Serbia, nuk bëhët kombi, nuk bëhet shoqëria e qytetëruar e as ajo demokratike, nuk bëhet shteti për të cilin është derdhur aq shumë djersë e gjak…
Lexo po ashtu:  Albini e shpalli të majtën e Tiranës plotësisht të pabanueshme dhe kërkoi aty një rival të djathtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *