Njëherë e një kohë, një burrë i moshuar përhapi thashetheme se fqinji i tij ishte një hajdut. Për pasojë, pas disa kohësh i riu u arrestua nga policia. Por disa ditë më vonë u vërtetua se ishte i pafajshëm dhe u lirua. Kur po kthehej në shtëpi u ndje i poshtëruar nga kjo që i kishte ndodhur, ndaj e paditi fqinjin e tij për shpifje.
Në gjyq i moshuari u justifikua para gjyqtarit:“Ishin vetëm disa fjalë të thëna ashtu më tym, që në fund nuk i bënë keq askujt!”. Para se të shpallte vendimin për këtë rast, gjykatësi i tha plakut:“Shkruajini në një copë letër të gjitha gjërat që keni thënë për fqinjin tuaj. Më pas priteni letrën me gërshërë në copa të vogla dhe hidhini gjatë rrugës për në shtëpi. Pastaj nesër kthehuni tek unë për të mësuar vendimin”.
Të nesërmen gjykatësi i tha plakut:”Para se të dëgjosh vendimin që kam marrë, dilni dhe mblidhini të gjitha copat e letrës që hodhët dje”. I nervozuar i moshuari i tha:“Kjo është e pamundur! Era duhet t’i ketë përhapur gjithandej, dhe unë nuk di se ku t’i gjej”.
Kundërpërgjigja e gjyqtarit ishte e menjëhershme:“Në të njëjtën mënyrë, edhe disa fjalë të thjeshta mund ta shkatërrojnë nderin e një njeriu deri në atë masë, saqë ai nuk mund të vendoset dot në vend”. Plaku e kuptoi gabimin e tij dhe kërkoi falje.
Mësime që duhen nxjerrë nga kjo histori:
Jo vetëm veprimet por edhe fjalët kanë pasojat tyre. Të thuash diçka për dikë, do të ndikojë me siguri në jetën e atij personi, dhe gjithashtu edhe në jetën tënde. Ajo që ju thoni për të tjerët, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo, u tregon të tjerëve se si veproni dhe mendoni ndërsa njeriu për të cilin po flisni nuk është në atë dhomë.
Dhe këta të fundit do të pyesin veten nëse ju po bëni të njëjtën gjë me ta kur ata nuk janë atje.