Presidenti nacionalist i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar sot se pse nuk e ka nënshkruar të shtunën në Ohër marrëveshjen dhe as aneksin implementimit, derisa ka potencuar se Serbia është e gatshme të punojë në implementim, deri te vijat e saj të kuqe.

Vuçiq ka thënë se nuk mund të bëjë marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës.

“Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës, për mua nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovën”, është shprehur ai.

Si vija të kuqe të Serbisë, Vuçiq ka përmendur kundërshtimin e pranimit të Kosovë si shtet pavarur dhe praninim e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, askush s’mund t’i vë kusht Serbisë për atë që ajo s’e ka pranuar.

“Pas çdo samiti dhe takimi, në çdo vend, unë pa mëdyshje flas për vijat e kuqe të Serbisë, që kanë të bëjnë me kundërshtimin e pranimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe pranimit të Kosovës në OKB, siç e shihi, këtë edhe sot e kam thënë, se askush, asnjëhere nuk mund t’i vë obligim ligjor Serbisë për atë që Serbia nuk e ka pranuar. Prandaj, nuk kam nënshkruar atë që BE-ja e ka quajtur marrëveshje e as Ankeksin. Mirëpo, Republika e Serbisë është e gatshme të punoj në implementim, deri tek vijat e saj të kuqe, për shumë arsye.”, ka thënë presidenti serb.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi/ "Trump ofroi shuma të mëdha parash dhe u përpoq të rekrutonte shkenctarët gjermanë për një vaksinë shërimi, por vetëm për Amerikën"

Ai ka dhënë detaje edhe për mosspajtimet lidhur me të pagjeturit, edhepse për këtë çështje, ata janë pajtuar që të angazhohen për marrëveshjen e 18 gushtit të vitit të kaluar.

“Të gjitha këto kërkesat me të kuqe të Prishtinës i kemi pranuar, përveç një kërkese. Ata bënë kërkesa të shumta. Dhe ne pranuam, nuk kemi asnjë problem me këtë, në kuptimin thelbësor, humanitar dhe human. Problemi lindi sepse ne mund të pranonim një term, se si u zhdukën me forcë, por ju nuk mund ta pranoni termin zhdukje me forcë, sepse ai term është pjesë e një konvente të veçantë ndërkombëtare dhe atëherë do të kishim detyrimin për të paguar dëmshpërblimet e luftës dhe atëherë do të ishim drejtpërdrejt përgjegjës për konfliktin në Kosovë.”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë, njofton KP.

Lexo po ashtu:  LVV: Serbët e Kosovës nesër do të votojnë si shtetas brenda Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *