Pasta e zezë e dhëmbëve, që premton zbardhimin e dhëmbëve, është thjeshtë një marketing i cili ka arritur shumë sukses, thuhet në Gazetën Dentale Britanike.

Ky lloj i pastës së dhëmbëve është bërë shumë i famshëm, për shkak se shumë personalitete të njohur e kanë përdorur dhe e kanë reklamuar në mediat sociale, si një pastë që zbardhon dhëmbët tuaj, raporton Euronews.

Në fakt, përdorimi i shpeshtë i kësaj paste, e rritë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve, që do të dërgonte në rënjen e tyre, duke mos ndikuar aspak në zbardhim.

Në një hulumtim të bërë, pasta e zezë sipas reklamave përmban elemente të zbardhimit të dhëmbëve, e që në fakt sipas studimit, ky lloj i pastës nuk i përmban elementet e duhura për një buzëqeshje perfektë.

Ka gjithashtu edhe mundësi të mëdha që të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj, për shkak të përmbajtjes së lartë të hidrokarbonit.

Popullariteti i këtij produkti u rrit shumë në vendet Evropiane, thuhet në këtë dokument, i cili i publikua në Britaninë e Madhe, Litani dhe Zvicër, ku edhe bëhet shitja më e madhe e këtyre produkteve.

Lexo po ashtu:  Tri sekrete për flokët me shkëlqim

Studimi rekomandon që personat që duan të zbardhojnë dhëmbët me pasta të ndryshme, së pari duhet të konsultohen me dentistin e tyre.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *