Shqipëria jonë do të nis sot kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë ndodhen në Grupin E, një grup me vetëm pesë skuadra dhe këtë grumbullim do të luajnë vetëm një ndeshje.

Të besuarit e trajnerit brazilian Sylvinho do të nisin këtë cikël kualifikues në udhëtim te Polonia e cila tanimë ka pësuar humbjen e parë, pasi është mposhtur nga Republika Çeke me rezultat 3:1.

Polakët do të tentojnë të marrin fitoren e parë, por përballë kanë një Shqipëri që ka punuar tani e një javë dhe të janë të motivuar për mos tu mposhtur.

Të gjithë në kampin kuqezi kanë bërë të qartë se duan ta nisin me rezultat pozitivë këtë kampanjë kualifikuese pasi qëllimi është i qartë, kualifikimi për në ‘Euro 2024’.

Dy ekipet kombëtare kanë nëntë duele ndërmjet vete deri më tani, ku polakët kanë bilanc shumë më të mirë me tetë fitore dhe vetëm një ndeshje që ka përfunduar baras në vitin e largët 1971.

Lexo po ashtu:  Gara ndërkombëtare me motora do të mbahet në malet e Shqipërisë në 2022

Polonia dhe Shqipëria takohen në stadiumin PGE Narodowy në Varashavë me fillim nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *