Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka bërë të ditur se kompania e njohur suedeze e veturave “Volvo” pritet që shumë shpejt të hap degën e saj të re në Kosovë.

Kryeziu-Hyseni tha se një gjë të tillë ua konfirmoi ambasadori suedez, Jonas Westerlund me të cilin si komision patën një takim sot.

“Një gjë shumë e rëndësishme të ambasadori e përmendi është se po punohet jashtëzakonisht shumë që të sjellën investitorë të huaj konkretisht nga Suedia në Kosovë, dhe na u tha që jo shumë larg do të shkoj prej kur “Volvo” do të hap degën e saj më të re në Kosovë. Kemi edhe dy kompani tjera që tashmë kanë hapur bizneset e tyre në Kosovë”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

Ajo tha se me ambasadorin Westerlund, kanë folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe se ka marrë premtimin e Suedisë se do ta ketë përkrahjen e saj në këtë drejtim si udhëheqëse e BE-së për gjashtë muaj.

Lexo po ashtu:  Ushtria austriake paraqiti qenin e parë ushtarak që zbulon virusin korona duke .....

“Biseduam për atë se çfarë po kalon Kosova dhe për ndihmën që Suedia afron për Kosovën. Suedia ka qenë një ndër vendet e para që ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Me marrjen e presidencës, ata janë të gatshëm që të na ndihmojnë edhe me tutje në këto procese”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *