Një ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës në Tiranë po bëhet ajo për të cilin ka virtuozë të lindur : po fekalizohet një e vërtetë Publike që duket. Me mjerimin e zakonshëm të logjikës së shërbëtorit dhe të shtrembërimit të një realiteti në mënyrën më bizantine. Vizita erdhi pasi Kurti korri sukses mediatik e politik në Ohër me rënien dakord për planin franko-gjerman duke lënë presidentin serb të izoluar në pamundësinë e tij efektive për t’iu përgjigjur zotimeve që ka marrë. Ndaj vizita duhet interpretuar. Po si? me të vetmen mënyrë që ekziston: Kurti erdhi në Tiranë për të informuar mëkëmbësin e Amerikës në Ballkan, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Fraza për ta manipuluar lexuesin është gatuar si më poshtë:

Albin Kurti erdhi në Tiranë për të folur me ‘të Tretin’, dhe i treti kuptohet se është shteti Amerikan. Kërkesa e amerikanëve për të takuar kryeministrin Edi Rama në Tiranë, me sa kuptohet, ishte studiuar dhe madje latuar me kujdes e me kuptim…Tirana është kryeqyteti i një vendi shumë aleat i Shteteve të Bashkuara, anëtar në çift me Amerikën i Këshillit të Sigurimit të OKB, mbajtës i presidencës së OSBE, kryeqytet i vetëm jashtë Brukselit ku u zhvillua samiti i BE për zgjerimin në Ballkan; kryeqendra ku u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor; vendi që para disa muajsh nënshkroi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE; njëri nga katër kryeqytetet ballkanikë ku po zhvillohet projekti i një ‘ Ballkani të Hapur’.

Edi Rama kishte për të folur ‘me vëllain’ jo në emër të Amerikës (siç e përkthejnë menjëherë disa mendjengushtë), por njëkohësisht do të fliste me gjuhën e Amerikanëve, në raport me çfarë po bëhet tani pas Marrëveshjes së Ohrit…Edi Rama do të bënte ‘bisedë amerikane’ me Kurtin e Kosovës…

Pra pasi për marrëveshjen u angazhuar SHBA dhe BE, dërguan zyrtarë të tyre, organizuan takim në Ohër, Kurti urdhërohet të shkojë në Tiranë te Edi Rama për të dhënë xhevap që nuk do bëjë numra. Sepse Edi është i amerikanëve që vetëm ca ditë më parë i dorëzuan një raport zyrtar ku flitej gjerë e gjatë për korrupsionin.

Lexo po ashtu:  Ti je tradhtar. Një tradhtar, që me pasion e tradhton shokun e vet, i bindur se tradhtia të bën të Madh. Shko shkarravite stacionin e policisë në Leposaviq...

E vërteta për aq sa mund të perceptohet është se Kurti erdhi në Tiranë pas një kthese të rëndësishme në negociata dhe ai po kërkon të çmobilizojë në Shqipëri propagandën për Asocacionin duek ofruar informimin e plotë mbi atë që ndodhi. Ndaj edhe takimet kanë përfshirë përfaqësues të opozitës, që përndryshe nuk ka pse të jenë aktualisht në dijeni të zhvillimeve përmes raportimit të një kryeministri. Askush nesër nuk mund të interpretojë apo keqpërdorë Ohrin për shkak se krye i qeverisë në Kosovë ka informuar zytarisht për këtë dhe në këtë kuadër, Edi Rama, me shkrime si ky i sipërcituar, thjesht përfiton për konsum të brendshëm nga instrumentalizimi.

Duke dalë si një njeri i amerikanëve, më i rëndësishmi madje, garant i Kosovës e kështu me radhë, që vepron kështu me porosi të Amerikës. E gjithë kjo manovër demagogjike kur z. Rama ka tashmë njollën e madhe të njeriut që ka një aferë në SHBA që e lidh me skandalin më të madh që ka prekur ndonjëherë FBI-në dhe kur siç raportohet aktualisht ka një përplasje me SHBA edhe për çështje të tjera. Sikundër merret me mend, lodra të tilla nuk korrigjojnë diçka në relacionet me SHBA, por manipulojnë së brendshmi opinionin se z. Rama është në marrëdhënie të mira dhe se madhe ai kontrollon siç do «trazavaçin Albin Kurti».

Lexo po ashtu:  Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-s: Dokumentet e dërguara në OVL-UÇK, janë dokumente origjinale të Gjykatës Speciale.

E gjitha një kotësi pa kuptim sa kohë ne dimë mirë që Kurti ka dëshmuar se nuk e ka kërkuar këshillën e Tiranës për ndonjë gjë, ndonëse si kryeministër ka mësuar të bëjë atë që Duhet, jo atë që Do. Dhe është e qartë se në arealin politik ballkanik, ai është sot politikani më i paqortueshëm për shkak të moralit të vet dhe konsistencës, pavarësisht gabimeve që mund të ketë bërë. s.zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *