Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Më 25 mars 1897, u botua në Bruksel numri i parë i revistës “Albania”. Kjo revistë ishte e përmuajshme politike, kulturore e letrare, që u themelua nga “enciklopedia shëtitëse”, Faik Konica.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Faqet e saj farkëtuan mendimin shqiptar në fushën e historisë, të letërsisë, të gjuhësisë, të folklorit etj. Në këtë tribunë mendimi, panë dritën e botimit shkrimet e elitës së Rilindjes Kombëtare, sikurse ishin: Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Andon Zako Çajupi, Hilë Mosi, Fan Noli etj.

“Albania” synonte që të arrinte zgjimin e ndjenjës kombëtare, emancipimin shoqëror dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Gjuhët e botimit të saj ishin shqipja, frëngjishtja dhe turqishtja. Revista u publikua deri në vitin 1909.

Revista “Albania” u shnëdrrua në një tribunë të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare./ata.gov.al/

Lexo po ashtu:  Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *