Fshati Pastasellë, i Komunës së Rahovecit, sot shënon 24 vjetorin e masakrës, nga e cila mbetën të vrarë 106 persona.

Pas vrasjes së 106 cilvilëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjera përreth, trupat e tyre u dogjën, sikurse ka ndodhur edhe në masakra të tjera, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit të luftës së vitit 1999, të kryer nga forcat serbe.

Nga kjo masakër arritën të shpëtonin 13 persona, kurse një pjesë tjetër e të vrarëve figurojnë ende të zhdukur.

Po ashtu 24 vjetorin e masakrës, sot e shënon edhe fshati Burim i Komunës së Malishevës në të cilin mbetën të vrarë 42 persona.

Masakra e fshatit Burim konsiderohet si më e madhja e Komunën e Malishevës.

Në vendin e quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, më 31 mars 1999 u vranë dhe u masakruan 42 civilë, shumica prej tyre ishin nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës. Vrasje të civilëve shqipëtarë, në po këtë ditë ka pasur edhe në fshatrat tjera të Malishevës.

Lexo po ashtu:  Si të gjeni butonin "sekret" në iPhone 12?

Në fund të marsit shënohen përvjetorët e masakrave të Krushës së Madhe, Krushës së Vogël, Familjes Berisha, dhe Izbicës, të cilat së bashku me masakrën e Pastasellës janë më të mëdhatë të kryera nga forcat serbe në vitin 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *