Martin Camaj
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Me falni diçka
Më falni diçka që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni një herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhi
më shikoni si hana nëpër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgarrat e synit të saj
do të derdhi lot.
Avitu njeri!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë.





