Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot, Dom Marin Shkurtin, i cili u pushkatua nga diktatura më 1 prill 1969.

Marin Shkurti lindi në Samrish të Dajçit të Bregut të Bunës në vitin 1933. U përgatit e u shugurua meshtar në mënyrë private prej Arqipeshkvit Imzot Ernest Çobës dhe Pjetër Demës më 22 prill 1952.

Ai ishte pjesë e një grupi të madh priftërinjsh si: Imzot Antonin Fishta, Atë Zef Pllumi dhe Atë Shtjefën Pistulli, të cilët u trajnuan dhe shuguruan në mënyrë të fshehtë. Në vitin 1944 kleri katolik shqiptar numëronte rreth 200 meshtarë, shumica e të cilëve në vitin 1952 u dënuan me vdekje, u vranë pa proces, u burgosën e u torturuan apo u internuan nëpër kampe.

Pas mbylljes së Seminarit Papnor Shqiptar më 8 dhjetor 1961, Dom Marin Shkurti, së bashku me Dom Mikel Beltojën, u arrestua dhe u burgos në Shkodër më 27 nëntor 1968. Gjyqi i tij u zhvillua në Dajç më 20 mars 1969, ku u dënua me vdekje dhe më 1 prill 1969, u pushkatua./atsh/

Lexo po ashtu:  Ndërron jetë në moshën 103-vjeçare prokurori i fundit i Nurembergut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *