Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Sot, në Kralan të Gjakovës shënohet 24 vjetori i masakrës së 86 civilëve, të kryer nga forcat serbe në luftën e vitit 1999.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Më 2 prill të vitit 1999 në Kralan të Gjakovës, forcat serbe kishin ndarë rreth 1500 burra, të cilët i kishin lënë vatrat e tyre si shkak i sulmeve serbe. Këta burra dhe djem që u ndanë me dhunë nga familjet e tyre qëndruan në një livadh të rrethuar me tanke, pa ngrënë dhe pa pirë për dy ditë, ku më pas edhe u liruan pjesa më e madhe e tyre.

86 persona nga ai grup u mbajtën, ndër të cilët 11 ishin fëmijë, të cilët më pas u vranë e u masakruan.

Trupat e 18 djemve dhe burrave të vrarë nga kjo masakër janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Basha të Serbisë.

Lexo po ashtu:  Kosova e trazuar më 2004 - Fakte dhe dëshmi

Fundi i marsit dhe fillimi i prillit shënojnë përvjetorë të masakravve të cilat u kryen në vitin 1999, në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, në familjen Berisha në Suharekë, Pastasellë, Burim, Lybeniq, dhe Izbicë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *