• Bie një gur e shkoqet një mur!

• Budallai gjen fjalën, por nuk di se kur e ka gjetur; ndërsa i zgjuari fjalën e budallait e fut në xhep!

• Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majme!

• Fukaraja vjel rrushin, zengjini pi mushtin.!

• Gjuha e gruas është shpata, për atë që nuk e len të ndryshket!

• Halli të ban me i thanë thiut dajë!

• Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo!

• Me gojë i afron, me gojë i largon shokët

• Mendja është në maje të gjuhës!

• Nuk të thonë: “Qysh ke qene, po qysh je”!

• Bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha!

• Po nuk mujti me hy vetë, shejtani fut bishtin sa me ngatërru punë!

• Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!

• Sevapi as shitet, as blihet!

• Shtat e hije e mend asnji fije!

• Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun!

• Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja!

Lexo po ashtu:  A është e vërtetë që parfumet përmirësojnë kujtesën?

• Zija është nji vjet, marrja ashtë për jetë!

• Ujkun plak e tallin zagarët!

• Zemra e gjanë fiton dynjanë!

• Prishja e shtëpisë vjen nga mendtë!

• Për një shamatë lypen dy veta!

• Nata është me barre, nuk i dihet se ça pjell!

• Mos e ndiq fort frigacakun se bahet trim me zor!

• Mërzinë e mramjes len për nadje!

• Ma mire është nji kursim se nji fitim!

• Kush din shumë, vuan ma shumë!

• Kur i jep tjetrit tirqit nuk mundesh me i thanë mos m’i pordh!

• Koha vjen për atë që di ta presë!

• Hiq inatin gjej rehatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *