Që nga zhvillimi i teorisë së tij të modernitetit likuid në fund të viteve 1990 që përshkruan epokën tonë ku “të gjitha marrëveshjet janë të përkohshme, të shkurtra dhe të vlefshme vetëm deri në një moment tjetër” ai është bërë një figurë udhëheqëse në fushën e sociologjisë.

Në një intervistë të publikuar më 25 nëntor 2016 nga portali El Pais kur ai ishte ende gjallë, sociologu i jashtëzakonshëm Zygmunt Bauman përshkroi se si media sociale ka futur në kurth njerëzimin.

Jeni skeptikë për mënyrën se si njerëzit protestojnë përmes mediave sociale, të ashtuquajtur “aktivizëm në kolltukë”, dhe thoni se kjo gjë po ul nivelin e intelektualitetit me pak argëtim social, a mendon se rrjetet sociale janë ‘opiumi’ i ri i popullit?

Çështja e identitetit ka ndryshuar nga të qënit të lindur e të krijuar për një detyrë: Duhet të krijosh komunitetin tënd. Por komunitetet nuk janë krijuar, madje tani nuk ka fare komunitet . Ajo çfarë mund të krijojnë rrjetet sociale është një zëvendësim. Dallimi mes një komuniteti dhe një rrjeti është se ti i përket një komuniteti, ndërsa në rrjet thjesht takohesh. Ti ndihesh nën kontroll, mund të shtosh shokë nëse dëshiron por edhe mund t’i fshish përsëri. Je në kontroll të njerëzve të rëndësishëm të cilëve ti i përket.

Lexo po ashtu:  1906/24 vjeçari Fan Noli: Shekspiri në rrezik-replikë me Tolstoin!

Njerëzit ndihen pak më mirë me mediat sociale sepse vetmia dhe braktisja ashtu si në jetën reale është frika më e madhe në epokën individualiste. Por është kaq e lehtë për të shtuar ose për të hequr miq në internet sa njerëzit dështojnë të mësojnë aftësitë e vërteta sociale, të cilat duhen kur ecën në rrugë, kur shkon në punë, ku gjen shumë njerëz me të cilët duhet të ndërveprosh në jetë reale.

Papa Françesku, një njeri i madh dha intervistën e tij të parë pasi u zgjodh nga gazetari italian Eugenio Scalfari, i cili është gjithashtu një ateist i vetëshpallur. E gjitha kjo ishte një shenjë: Dialogu i vërtetë nuk ka të bëjë me të folurit me njerëz që besojnë të njëjtat gjëra si ju.

Mediat sociale nuk na mësojnë të dialogojmë sepse është kaq e lehtë për të shmangur polemikat … Por shumica e njerëzve përdorin mediat sociale për të mos u bashkuar, për të mos zgjeruar horizontet e tyre, por përkundrazi, e rehatojnë veten vetëm me tinguj.

Lexo po ashtu:  Serwer ia kujton Vuçiqit se e presin ditë të vështira nëse nuk e njeh Kosovën

Ata dëgjojnë vetëm jehonën e zërit të tyre, ndërsa për të parë janë vetëm reflektimet e fytyrës së tyre. Mediat sociale janë shumë të dobishme ato ofrojnë kënaqësi, por janë një kurth për shoqërinë.

Puna e tij mbi pabarazinë dhe kritikat e tij për atë që ai e sheh si dështim të politikës për të përmbushur pritjet e njerëzve, së bashku me një pikëpamje shumë pesimiste për të ardhmen e shoqërisë, janë marrë nga lëvizja e ashtuquajtur “Indinjate” në Spanjë.

Lindur në Poloni në vitin 1925, prindërit e Baumann u larguan në Bashkimin Sovjetik pas pushtimit gjerman në 1939. Në vitin 1968, pasi u zhvendos nga posti i tij si mësues dhe u dëbua nga Partia Komuniste së bashku me mijëra hebrenj të tjerë në prag të Lufta Gjashtë Ditore, ai u largua për në Britani, duke marrë një post në Universitetin Leeds si Profesor i Sociologjisë. Puna e tij është vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare, ndër të cilat edhe çmimi i Prince of  Asturias, në vitin 2010.

Lexo po ashtu:  Gjashtë metodat e lashta romake për parashikimin e së ardhmes

Ai ka përshkruar pikëpamjen e tij pesimiste në libra si: A është benefit për ne pasuria e disave?, libër i vitit 2014 që argumenton se bota po paguan një çmim të lartë për revolucionin neoliberal që filloi në vitet 1980 dhe se pasuria nuk është përhapur për pjesën tjetër të shoqërisë.  Në librin tjetër Moral Blindness, botuar vitin e kaluar ai dhe bashkautori Leonidas Donskis paralajmërojnë për humbjen e komunitetit në botën tonë gjithnjë e më individualiste. Bauman ndërroi jetë më 9 janar 2017. Përgatiti Elisa Bajramaj  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *