Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin seriozisht ato.

Deklarata e Daçiqit vjen pasi grupe serbësh në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u mblodhën të hënën për të kundërshtuar edhe një herë kryetarët e rinj të këtyre komunave në veri të Kosovës – që të gjithë shqiptarë – të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

“Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin rajonal për momentin”, tha cetniku Daçiq.

Kujtojmë, se situata në veri është tensionuar që nga e premtja e kaluar ku e filluan punën kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore.

Lexo po ashtu:  Shërohet plotësisht pacientja e parë me koronavirus në Maqedoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *