Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se të martën do të dalë në zyrën e tij në Komunë, për t’i vazhduar punët.

Ai i tha KOHËS se në zyrë do të dalë me ndihmën e trupave të KFOR-it, ndërsa shtoi se ka komunikuar edhe me përfaqësues të Qeverisë.

“Do të dalë në zyrë në orën 09:00, me ndihmën e KFOR-it. Kam disa takime me komunitete. Natën e kam kaluar në shtëpi mbrëmë, mbrëmë kam pasur edhe një bisedë të gjatë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Kam marrë përkrahjen e tij dhe të Qeverisë. Jam edhe në komunikim me KFOR-in e Policinë e Kosovës”, deklaroi ai.

Peci shtoi se ende s’ka ndonjë informacion mbi situatën aktuale në komunën ku udhëheq.

Peci dhe kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, i shkuan në takim të hënën ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku është diskutuar mbi situatën në veri. Krerëve të komunave veriore iu është bërë thirrje të mos dalin në zyra, por të punojnë nga lokacione të tjera.

Lexo po ashtu:  Pse nuk po bëhen dokumentarët e „dramatizuar“ për UÇK-në?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *