Ishte një vajzë në cepin e rrugës tjetër, veshur thjeshtë, nxitonte me frymën që lëshonte avull dhe këpucët e sheshta që as zhurmë nuk lëshonin, ishte një vajzë e thjeshtë, me siguri një bijë, ende jo një bashkëshorte, ndoshta e dashura e zemrës së dikujt! Nxitonte… në mëngjes herët!

Ishte një zonjë që lëshonte siguri në hapa jo të shpejtë, palltoja e zezë dhe shalli lidhur mbi të, jepnin siluetën e një force të butë si femra e plotësuar dhe e qetë! Me siguri bashkëshorte, nënë, madje mund të mendosh se ishte edhe gjyshe e re… Lëshontë qeliza lumturie në ajër!

Ishte një femër! Femër, në ecje, shikim, veshje. Ishte një femër me trokitjen e takës mbi trotuar që zhurmonte edhe veshin më të shurdhët, në krah mbante gjithë cantën me vlerat që ja njihte vetes më së miri. Në kurorë i ndizej krenaria. Ishte një femër tek të 30-tat, një kornizë ndjellëse e një njeriu të plotësuar…

Ishte një vajzë, ngazëllehej në të qeshura, më ngjante se ajo nuk ndjente ftohtë, se shkëndija të nxehti e rrethonin. Në ajër mbizotëronte një energji pozitive e pashoq. E veshur në të kuqe, nxitonte…Mëngjes herët!

Lexo po ashtu:  “Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam femër, kështu duhet të ndihen gjithë femrat”

Ishte një zonjë! Po po, zonjë flokë-shkurtër e krehur si një tipike ruse bjonde. Shtrëngonte përdore një princeshë të vogël ledhatare, me siguri mbesa! Në ecjen e tyre ngjashmëria ishte në harmoni të plotë. Koketat ma gëzuan rrugën, shiheshin sy më sy, nxitonin edhe ato!

Ishte një nënë në rrugën e ftohtë, ulur në cepin e saj, e lodhur në shpirt, akoma më e lodhur në cdo rrudhë fytyre, mbështjellë e vetëm me sytë lëna hapur, ofrohej të të shiste lule… Pa u afruar ti, nxitonte të shiste prej largu. Në mëngjes herët!

Ishte një femër, veshur në përparës e bardhe, në duar shtrëngonte një fshesë të vjetër, largonte prej trotuari cdo gjethe rënë prej peme! Ishte femër, diku tek te 50-tat, nxitonte… I dukej në veprime ankthi për të mbaruar sa më shpejt!

Ishte një grua, ulur në tryezën e një zyre! Kostumi i saj i zi dhe elokuenca në të folur e bënin jashtëzakonisht tërheqëse. Siguria që kishte veshur e bënte të nxitonte për të arritur objektiva të reja… Nxitonte, për në faza të tjera!

Lexo po ashtu:  Kampionja shqiptare: "Rina humb shumë kohë me media sociale - Sot të rinjtë janë shumë më ndryshe, ndoshta fajet i kanë rrjetet sociale”

Ishte një femër, në maternitet, lot gëzimi rridhnin ndër faqet e saj, e lumtur… Nxitonte të mbështillte në krah vajzën e sapo sjellë në jetë… Nxitonte t’i shquante bijës:

Je femër, je e bekuar! Nxito shpirt, hapi sytë, njih botën, duaj të bukurën, dëgjo zemër, merr nga muzika cdo tingull që të bën shpirtin të të mbështillet me dashuri, merr nga cdo stinë ngjyrat që e bëjnë të vecantë, duaj zemra ime, duaji njerëzit, duaje diellin, qiellin e me sytë lart falenderoje zotin!

Zemër e imja, shpirt prej shpirti, asnjëherë mos hiq dorë nga gjërat që ti do të duash, ëndrrat janë të gjitha në dorën tënde, mjafton që të mos i mbash mbledhur, por si krahë-flutura t’i lëshosh duar hapur në ajrin e jetës tënde!

Nxito bijë, je femër! Nxito shpirt të mësosh, mos ndalo kurrë, jeta është një leksion pambarim, mbushe shpirtin cdo ditë me gjëra të reja, udhëto, nuk ka dije më të bukur për të paguar njohurinë, në cdo qytet vizito muzetë dhe prek të vecantën e cdo vendi që shkel!

Lexo po ashtu:  Çfarë ndodh nëse femrat pinë shpesh ibuprofen?

Nxito të njohësh veten, ti je thesari më i cmuar i fundit të një deti. Duaj bijë, prej dashurisë erdhe në jetë ti!

– Des’antila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *