Më 1 qershor 1850, lindi rilindasi i shquar shqiptar Sami Frashëri.

Që herët ai u largua nga vendlindja e tij, fshati malor i Frashërit dhe u vendos në Stamboll. Gjatë jetës së tij u shqua si mendimtar, patriot, demokrat dhe iluminist. Në një nga veprat e tij më të njohura “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, e cila mbahet dhe si manifesti ideologjik i Rilindjes, ai synonte të bënte të ditur se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Evropës dhe se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra dhe më të bukura.

Një dimension pak i njohur i veprës së Frashërit ka të bëjë me vlerësimin e rolit të gruas në shoqëri. “Familje do të thotë grua” shkruante Frashëri në libërthin e tij të titulluar “Gratë”, ku përçon mendime përparimtare për kohën e publikimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foton e Sami Frashërit me të bashkëshorten. Në dokumente paraqiten pjesë nga Abetarja e Gjuhës Shqipe, shkruar prej Frashërit. / atsh

Lexo po ashtu:  Këto fakte janë me të vërtetë shumë interesante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *