Më shqetësuese se sanksionet e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja ushtarake “Europe Defender 2023”, sipas kryeministrit Albin Kurti është “milicia fashiste në veri”.

“Është shqetësuese (çështja e sanksioneve), është brengosëse, por më shqetësuese dhe më brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpeshherë në politikat qeveritarë, në vendimet ekzekutive nuk ke opsione ideale, e shpeshherë as optimale. Pra, vendimet, opsionet ideale janë luks e nganjëherë madje edhe optimale”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se beson që ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme duke u arsyetuar se aleatët janë dëgjuar kur është vendosur për t’i shtyrë zgjedhjet e madje edhe për çështjen e betimit të kryetarëve.

“Mirëpo, vend të punës tjetër nuk mund të ketë”, ka thënë Kurti në “Konfront” të KTV-së.

Lexo po ashtu:  Policia dhe ushtria/ Qeveria që e ka dobësuar ushtrinë dhe ka forcuar policinë, na lë të kuptojmë se: - nuk shikon asnjë armik të jashtëm, prandaj shikon me shumicë armik të brendshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *