Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Sot, në pikë të ditës, në Skenderaj, ndodhi një akt i papranueshëm dhune ndaj zyrtarëve politikë dhe qytetarëve që po qëndronin në kafene. Raportimet për përfshirjen e Kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku, dhe shoqëruesve të tij në sulmin ndaj Hysni Mehanit dhe aktivistëve të tjerë janë alarm serioz për gjendjen e kulturës politike, varfërinë komunikuese dhe të sigurisë institucionale në vend.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Dhuna fizike, goditjet me grushte dhe mjete të forta, si dhe sulmi ndaj personave që tentuan të ndalin përshkallëzimin, nuk mund të arsyetohen në asnjë rrethanë. Kur njerëzit që mbajnë poste publike ose ushtrojnë pushtet politik (PDK) përfshihen në akte të tilla, dëmi nuk u bëhet vetëm individëve të sulmuar, por vetë besimit të qytetarëve në shtet dhe demokraci.

Lexo po ashtu:  Data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më parë. Një Qeveri e skandaleve dhe e korruptuar, ra.

Është shqetësuese që konflikte politike vazhdojnë të trajtohen me gjuhë force e presioni, në vend të debatit dhe përgjegjësisë institucionale. Qytetarët nuk kanë nevojë për liderë që imponojnë frikë, por për përfaqësues që ruajnë qetësinë, ligjin dhe dinjitetin publik.

Organet e rendit dhe drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë, pa ndikime politike dhe pa standarde të dyfishta. Çdo person i përfshirë në këtë incident duhet të hetohet dhe të mbahet përgjegjës sipas ligjit, pavarësisht pozitës që mban.

Askush nuk duhet të ndihet i rrezikuar për shkak të bindjeve politike. Dhuna nuk është forcë, është dëshmi e mungesës së argumentit dhe e frikës nga përballja demokratike.