Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini duke komentuar situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të Kosovës, ka theksuar se “pandëshkueshmëria e kriminelëve në atë zonë ka përfunduar”.

Sipas Sveçlës, përgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre kriminelëve do të jetë e shpejte e drejtë dhe e pakompromis.

“..shumica prej organizatore edhe prej dhunuesve të drejtëpërdrejt të ligjit janë të njohur për policisë e Kosovës dhe për AKI-në. Po punojmë jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkumërinë për kriminelët në këtë zonë(në veri të Kosovës) ka përfunduar. Përgjigja e institucioneve të RKS-së do të jetë e shpejtë, do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policor, qytetarët, mediat por edhe pjesëtarët e miopeve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka nënvizuar Sveçla.

Lexo më shumë Publikohet videoja e rrahjes së dy shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut
Sveçla ka përmendur disa nga veprimet që janë ndërmarrë ndaj shkelësve të ligjit, por, ai ka theksuar se Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Intelegjencë(AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave.

Lexo po ashtu:  Francezët në rrugë, shqiptarët pinë makiato

“Tash ju jeni dëshimtarë që Policia Kosovës ndërmerr arrestime, dërgon raste për në Prokurori. Ka raste kur ju vazhdohet paraburgimi, ka raste kur jemi të gatshëm për procese gjyqësore. Por besoj që nuk është e mjaftueshme përderisa se kemi secilin kriminel të cilës do kohë, qoftë kohës së luftës, qoftë kohës pas luftës apo edhe kohëve të fundit që nuk përfundon prapa grilave duke dhënë përgjegjësi për krimet e tyre, as PK-ja, as AKi-ja e as MPB-ja nuk do të ndalen”, ka nënvizuar Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *