Në një video prej gati dy minuta të shpërndarë në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka përmbledhur disa pamje të protestave të mëhershme e deri tek ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Veri të Kosovës.

Nëpërmjet kësaj videoje, VV po bën thirrje që t’i rezistohet milicisë fashiste të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, që sipas tyre është e njëjta me atë të presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq.

Në videon e shpërndarë, përmendet Serbia për cenim të vazhdueshëm të integritetit territorial të Kosovës.

“Republika e Kosovës është përpjekja shekullore e e popullit të saj. Ajo është kërkesa për liri, demokraci e barazi me popujt e tjerë. Republika e Kosovës është rezultat i mijëra martirëve e të burgosurve politik. Ajo është rezultat edhe i aleatëve tanë. Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar e qëndruar kah vlerat e perëndimit. Ka vetëm një vend që nuk do të pajtohet me këtë fakt: Serbia”, thuhet në video.

“Shteti që ka shkaktuar në tri dekada katër lufta. Ky shtet autokratik vazhdon të cenojë integritetin e vendit. Përmes milicisë fashiste Serbia vazhdon të cenojë rendin kushtetues. Këto të gjitha po bëhen me orkestrim të organizuar nga Beogradi. Por, Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues”, thuhet ndër të tjera.

Lexo po ashtu:  Situatë e acaruar, zyrtarëve të Speciales i ipen 10 minuta afat për të lëshuar zyrat e OVL të UÇK-së

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/1269971160559838

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *