Sa më shumë e ndjen situatën nsë favor të tij aq më tepër Beogradi e rrit presioni duke shfrytëzuar momentin për të marrë sa më shumë nga Kosova. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç (foto lart ne intervistene sotme per Reuters), ka hedhur poshtë sot paktin që duket se u arrit një javë më parë në prani të predidentit Makron, kancelarit Sholtz dhe shefit të diplomacisë së BE-së Borelli. Thelbi i tij është organizimi i zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut. Për të arritur deri këtu qeveria e Kosovës angazhohej të pranonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme dhe ti organizonte ato. Nga ana tjetër, Lista Serbe që komandohet nga Beogradi duehej që të mos i bojkotonte më zgjedhjet, por të merrte pjesë në to.

Por Vuçiç i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë. “Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptarëve të Kosovës) dhe kryetarëve të komunave”, tha Vuçiç në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Lexo po ashtu:  Mjeku toksikolog jep alarmin: Kujdes nga ky insekt në Shqipëri, është më helmues se nepërka

Ashtu sikurse pritej ai e thelloi presionin për acosasionin ndaj Prishtinës i nxitur edhe nga presioni i ndërkombëtarëve për ta mbyllur me urgjencë këtë çështje si dhe nga suporti që i dha indirekt kryeministri shqiptare Edi Rama duke e renditur çështjen e shoqatës së komunave më shumicë serbe si prioritaren mes 11 pikave të marëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në një konferencë për shtyp se më 7 qershor i ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz draftin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, tha më 9 qershor se çdo kontribut konstruktiv në dialog, në të cilin diskutohet për Asociacionin, është i mirëpritur, por se dialogu është e vetmja platformë ku duhet të zhvillohet diskutimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në intervistën për Reuters-in se askush përveç komunitetit serb nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Lexo po ashtu:  Reagon Albin Kurti: Institucionet të ndjekin vullnetin e popullit, jo t’i vihen përballë atij

Vuçiç përmendi se propozimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë paraqitur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe disa organizata joqeveritare.

“Asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë çfarëdo propozimesh. Propozimin e japin serbët dhe Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga obligimet e Kosovës për të cilën BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë më së shumti, dhe pajtimi për formimin e tij është arritur në vitin 2013, si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por sa më shumë kohë kalon aq më tepër Vuçiç e rrit presionin për ta marrë atë. Nëse deri dje u duk se ai pranoi qetësimin e gjendjes në veri përmes shpalljes së zdhedhjeve të reja së fundi e mohoi ehde këtë obsion duke i bërë thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë.

Lexo po ashtu:  "Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *