Koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Nevzad Lutfiu doli me një deklaratë publike pas arrestimit të drejtorit të këtij institucioni, Jetmir Ismaili nga policia serbe.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lutfiu bëri të ditur se Ismaili aktualisht është duke u mbajtur në stacionin policor. Ai është arrestuar pasi ka shfaqur një film të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.
“Sot policia serbe, me urdhër të prokurorit, kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc. Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për t’u intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc”, thuhet në deklaratën e Lutfiut.

Lutfiu ka deklaruar se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.
“Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, ka shtuar ai.




