Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të ngritet të nesërmen edhe në Parlamentin Evropian, njoftoi këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, e cila gjithashtu kishte qenë edhe Kryetare e Komunës së Preshevës.

“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e rradhës do të jetë Parlamenti Evropian”, shkroi ajo në Facebook.

“Nga nesër, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, njofti mes tjerash Ardita Sinani.

https://www.facebook.com/kryetare/posts/648794593957533?ref=embed_post

Lexo po ashtu:  Më në fund/ Kthesë historike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së – hapet kapitulli i parë i negociatave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *