Daniel Serwer ekspert i marrëdhënieve me SHBA, ka folur sërish rreth draft-statusit të propozuar nga kryeministri Rama për Asociacionin e komunave serbe dhe mënyrën se si ka ndikuar ai.

Profesori Serwer tha se propozimi i këtij draft-statusi nga ana e kryeministrit shqiptar nuk ishte i drejtë, madje ai tha se ish-kryeministri Berisha kishte të drejtë kur thoshte se ky ishte një veprim i gabuar.

“Ky është një komplikacion që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin. Mendoj se ish-presidenti Berisha ka të drejtë. Kjo është një ndërhyrje e panevojshme, e cila cenon prestigjin e Kurtit dhe nuk e zgjidh problemin.

Tashmë është e nevojshme që Kosova të vijë me një propozim, mesa e kam kuptuar, kryeministri Kurti e ka cilësuar të pamundur modelin e propozuar në Kroaci.

Ai duhet të vijë dhe të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, megjithatë mendoj se është e nevojshme që të vijë diçka nga Prishtina, jo nga Beogradi apo nga Edi Rama”, tha Daniel Serwer për Euronews Albania.

Lexo po ashtu:  Paralajmëron Humolli: Nëse nuk ndryshon qasje, qeveria rrëzohet nga vota ime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *