Një video në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bashkë me kriminelin e luftës, Vojisllav Sheshel është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta në rajon.

Sipas mediave të huaja, përcjell MekuliPress, bëhet fjalë për pamje që tregojnë Vuçiqin, i cili mori pjesë në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel.

Madje, siç thuhet më tej, ata të dy së bashku me një këngë lavdërojnë çetnikun Pavle Gjurishiq.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për njeriun i cili ndër tjerash, në vitin 1943, trupat e tij kryen disa masakra kundër popullsisë myslimane të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Sanxhakut, në të cilat u vranë rreth 10,000 njerëz midis janarit dhe marsit, duke përfshirë mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar.

Kujtojmë se presidenti i tanishëm i Serbisë ka qenë pjesë e Partisë Radikale Serbe të udhëhequr nga Sheshel.

Lexo po ashtu:  Italia kalon në ‘Fazën 2’ të Covid-19, kryeministri Conte prezanton dy hapat që do ndiqen për menaxhimin e situatës

Dhe ka qenë avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ai që ka postuar videon në Twitter.

Siç ka shkruar ndër tjerash ai, “është turp për njerëzimin që presidenti i Serbisë të dehet së bashku me kriminelin Vojisllav Sheshel”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *