Njësia Policore Detare, është struktura më e re e sapokrijuar në interes të rritjes së sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj në zonat bregdetare.

Policia kufitare ka shtuar patrullimet në ujë dhe bregdet duke monitoruar lëvizjet e mjeteve ujore dhe zbatimin e ligjit.

Ndërsa përgjatë një muaji policia kufitare ka sekuestruar 28 mjete lundruese mes tyre 20 jetski dhe 8 skafe të cilët u gjetën me mungesë dokumentacioni ose duke kryer manovra të rrezikshme pranë pushuesve.

Sekuestrime janë kryer në Dhërmi, tek Shkëmbi i Kavajës dhe në Shëngjin.

Kontrolle po kryen jo vetëm për mjetet argëtuese por edhe të tjera të cilat duhet të zbatojnë ligjet në fuqi dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm.

Policia e Shkodres ushtroi kontroll dhe në liqenin e Komanit ku bllokoi disa varka artizanale dhe tragete pasi nuk ofronin kushtet e sigurisë për vizitorët dhe nuk ishin të regjistruara.

Njësia Policore Detare përbëhet nga 104 punonjës policie të përzgjedhur nga Policia Kufitare & Migracionit dhe Policia e Rendit, e trajnuar dhe e certifikuar nga specialistë të Rojës Bregdetare Shqiptare në bashkëpunim me Departamentin e Kufirit & Migracionit.

Lexo po ashtu:  Strategjia e Amerikës në Kosovë po shpërbëhet dita-ditës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *