Analisti serb Dushan Janjiç ka folur rreth propozimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për draft-Asocacionin. Në një intervistë për agjencisë shtetërore serbe të lajmeve, “Tanjug”, Janjiç ka vënë në dukje se propozimi është pjesë e strategjisë së z. Rama për t’u shfaqur si njeri i iniciativave. Sipas tij, drafti ofron një strategji daljeje nga kriza për të gjithë, edhe për ekipin drejtues të Kosovës që në interpretimin e Janjiç mendon se ka ende kohë të luajë. Nga ana tjetër, analisti serb mendon se propozimi i kryeministrit të Shqipërisë ka edhe një anë tjetër, atë kryesoren:

Mendoj se ai(Rama) më tepër po ndihmon komunitetin ndërkombëtar dhe amerikanët në dëshirën për të parandaluar një fatkeqësi për shqiptarët në Kosovë…Rama po kërkon mundësinë e tij mes shqiptarëve, kryesisht opozitës sepse Vetëvendosja nuk ka qenë asnjëherë favoritja e tij.

Së dyti, Rama do të jetë garantor për amerikanët që të mbrojë idenë e Ballkanit të Hapur

Janjiç ka bërë thirrje që KFOR të kthehet në kazerma sepse nuk ka funksione policore dhe se aktualisht është shmangur militarizimi i konfliktit.

Lexo po ashtu:  Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *