Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp për të deklaruar se ka anuluar praninë e qeverisë së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Mbledhja ishte parashikuar të mbahej nesër në Gjakovë, ndërsa ky vendim erdhi krejt papritur, pasi qeveria e Kosovës njoftoi se nuk ka marrë asnjë informacion për anulimin.

Rama e ndërmori këtë veprim pikërisht në ditën kur qeveria e Kosovës arrestoi një nga kriminelët më të rrezikshëm të Serbisë në veri, i cili kishte drejtuar sulmet mbi forcat e NATO-s.

Interesant është fakti se Edi Rama me këtë linjë qëndrimesh po shkon edhe përtej Vuçiçit në sulmet ndaj kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Si justifikim për anulimin e mbledhjeve, Rama solli faktin se kishte kërkuar një format tjetër, ndërkohë që edhe gazetarët u habitën nga ky argumente qesharak.

“Ne e kemi problem të bëjmë mbledhjen e dy qeverive pasi nuk jemi UFO, nuk jemi vend i izoluar, marrëdhënia jonë me Kosovën është marrëdhënie vëllazërie, por jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që të zhvendosemi nga boshti i kësaj bashkësie. Për më tepër, ne mendojmë 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast,” tha kryeministri.

Lexo po ashtu:  Edi Rama: Ja si lindi Karantina

Rama tha se kishte kërkuar një format më të ngushtë, kur Albin Kurti kishte deklaruar se mund të kishte çdo lloj takimi në kuadër të mbledhjes së përbashkët. Rama vazhdoi të mbrojë mikun e tij Vuçiç, kur tha se nuk ka pse kërkon falje për krimet serbe, pasi edhe Gjermania kërkoi falje shumë vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *