Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku shihet prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës.

Në video janë përmbledhur momenti i sulmit ndaj dy të rinjve shqiptarë, paralajmërimi i ministrit Sveçla për arrestimin e kriminelit serb dhe pamjet nga momenti i arrestimit të tij.

Në publikimin e VV thuhet se Republika nuk zbrapset, shkruan e pavarura MekuliPress.com

“Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se “koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, shkruan në faqen e VV.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani: "Mos i gënjeni qytetarët - Unë nuk i tradhëtoj qytetarët - Unë nuk jam tradhëtare - Unë do të votoj kundër këtij mocioni"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *