Qeveria e Kosovës vendos të bllokojë të gjitha mallrat që hyjnë nga kufiri i Serbisë. Vendimi është marrë pas rrëmbimit të tre policëve në brendësi të territorit të Kosovës nga forcat speciale serbe.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti këtë një agresion që synon destabilizimin e vendit si një hakmarrje pas arrestimit të një krimineli serb në Zveçan.
Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre.

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.
Acarimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës erdhi pas vendimit të krerëve të komunave në veri për të hyrë në zyrat e tyre, gjë që u prit me protesta nga serbët. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kërkon që qeveria Kurti të krijojë asosacionin që u jep autonomi serbëve të Kosovës dhe në këtë moment, SHBA dhe BE e kanë mbështetur.




