“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, kjo është thirrja që po bëhet në rrjet drejtuar qytetarëve, ku ju kërkohet që të bashkohen ditën e premte në oën 19:00 para kryeminsitrisë për të protestuar në mbështetje të Kosovës.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, anulimi i mbledhjes së dy qeverive janë kritikuar nga opinioni publik, prandaj në një grup qytetarësh kanë organizuar një protestë ditën e nesërme, ku ju bëjnë thirrje ccdo shqiptari që tu bashkohet këtë të premte para kryeministrisë.

Kujtojmë që qendrimet e kryeministrit Edi Rama si për propozimin për Asosacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeminitrit Kurti që të tërheqë forcat polivore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.

Lexo po ashtu:  William Walker: Kam lidhje emocionale me Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *