Në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Merdar, po lejohet hyrja e kamionëve me targa serbe, por të cilët bartin mallra nga shtetet e tjera.

Ndërkohë, kamionët me targa serbe që bartin mallra serbe, vazhdon të mbesin të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që ata të mos hyjnë në territorin e Republikës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë hyrjen e kamionëve me targa të Serbisë si shenjë reagimi për kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë Kufitare të Kosovës nga ana e Njësitit Special të Policisë së Serbisë, rast ky që ndodhi disa ditë më parë.

Policët ende po mbahen në paraburgim në Serbi kurse faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Serbisë t’i lirojë ata menjëherë dhe pa kushte. /RTK/

Lexo po ashtu:  E dini përse policët prekin me dorë dritat e makinës suaj? Kjo është e vërteta e këtij veprimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *