Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla – Schëartz ka akuzuar ndërmjetësin europian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, se është i njëanshëm dhe adopton shpesh qëndrime të Presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet.

Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi, ka thënë ajo në një intervistë për austriaken “Der Standard”, cituar nga media të Kosovës.

Lexo po ashtu:  15 gjëra që duhet të kujtosh, kur ke kaluar një ditë të keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *