Dy kompanive amerikane iu është dhënë drita jeshile për të prodhuar mish pule në laborator. Mbështetësit e kësaj teze thonë se mishi i kultivuar do të ndihmojë në eliminimin e vuajtjeve të kafshëve dhe në luftimin e ndryshimeve klimatike

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar shitjen e pulës së rritur në laborator nga qelizat e kafshëve.

‘Upside Foods’ and ‘Good Meat’ thanë se do të fillonin prodhimin menjëherë pasi të merrnin dritën jeshile nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Produktet duhet të jenë në dispozicion së shpejti, por nuk ka asnjë tregues të qartë për kohëm e saktë. Për momentin, ‘Upside’ po organizon një konkurs për të lejuar klientët më kureshtarë të jenë ndër të parët që do ta provojnë produktin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale kompania konfirmoi se mori miratimin përfundimtar nga USDA dhe është zhdoganuar për shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky miratim përfundimtar do të thotë ky mish është deklaruar i sigurt për konsum ushqimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu:  Mbroni Gjuhën Shqipe! Studiuesit: Të jetë lëndë dhe në gjimnaz

Good Meat, e cila tashmë shet produktet e saj në Singapor, i reklamon ato si “mish pa therje” dhe argumenton se është një qasje më humane për të ngrënë mish. Përkrahësit e mishit të kultivuar shpresojnë se do të ndihmojë në eliminimin e vuajtjeve të kafshëve dhe në luftimin e ndryshimeve klimatike duke reduktuar emetimet e gazeve serrë nga fermat dhe tokat bujqësore të nevojshme për të prodhuar ushqim për kafshët.

Dorina Kurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *