Dy ditë pas kryengritjes së grupit Wagner, të cilën e quajti “tradhti nga brenda”, presidenti rus doli sërish në një deklaratë drejtuar kombit, për të njoftuar se rreziku ka kaluar dhe përpjekjet “kriminale” për të krijuar trazira kanë dështuar dhe vendi është “shpëtuar nga shkatërrimi” falë besnikërisë së shërbimeve të saj ushtarake dhe atyre të sigurisë.

Në një fjalim të dytë, jo më shumë se pesë minuta, presidenti rus i dha aparatit shtetëror rus meritat e shmangies së një gjakderdhjeje. Duke vënë në dukje se “revolta do të ishte shtypur” gjithsesi, shtoi se shmangu dhënien e urdhrit për të qëlluar kundër rebelëve përpara se marshimi të ndalonte 200 kilometra larg kryeqytetit, falë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Putin siguroi se do ta mbajë fjalën e tij, duke u ofruar milicëve të Wagner mundësinë për të lëvizur në Bjellorusi pa pasur nevojë të gjykohen, ose për t’u vënë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes. Por gjatë fjalimit nuk u përmend në asnjë rast udhëheqësi i tyre, Yevgeny Prigozhin.

Lexo po ashtu:  Nokshiqi nuk harrohet kurrë

Neo-nazistët donin që ushtarët rusë të vrisnin rusë të tjerë, që shoqëria jonë të ndahej, të mbytej në gjak. Në vend të kësaj, të gjithë ushtarët tanë, shërbimet tona speciale, arritën të ruanin besnikërinë ndaj vendit të tyre dhe e shpëtuan Rusinë nga shkatërrimi.

Menjëherë pas fjalimit, Putin u takua me krerët e agjencive të sigurisë dhe me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, armiku numër një i Prigozhin.

Dy ditë pas tentativës për rebelim, Rusia po përpiqet të tregojë se gjithçka është kthyer në normalitet. Masat speciale të sigurisë në Moskë u hoqën dhe vetë Shoigu u rishfaq në televizion teksa vizitonte trupat në front.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *