MekuliPressMekuliPress
“??̈???̈?? ???? ??̈ ??????, ?ℎ? ???? ???????ℎ. ??? ??? ????̈ ??̈ ??????????, ??????ℎ?̈?? ?? ??̈ ?????? ???? ??? ??̈????ℎ??ℎ??”,Sllobodan Millosheviq, fjalimi në Kosovë, Qershor 1989.

????̈? ?? ???? ??? “??????? ??̈ ??̈?????? ?????????” – ??????? ? ????????????? ??̈ ?????????? ??̈ ?? ??????? ????
Nëpër fjalim endet sugjerimi se Serbia bashkëkohore ka vazhdimësi tragjike me të kaluarën, ashtu që kjo i jep mbështetje kërkesës politike për të ripushtuar Kosovën. Millosheviqi përdor në mënyrë të stërholluar të njëjtat argumente dhe strategji oratorike si Adolf Hitleri.
Është fakt i njohur tashmë se udhëheqësi nazist i Gjermanisë në fjalimet e tij, prej 1933-s e tutje, përdori të kaluarën mitologjike, fenë dhe historinë si argumente për të ndikuar te
populli gjerman.
Sipas Hitlerit dhe eksponentëve të NSDAP-it (akronim për Nazional Sozialistische Deutsche Arbeiter Partei), Gjermania u trajtua padrejtësisht pas Luftës së Parë Botërore, me dëmshpërblimet e luftës dhe me territoret që iu privuan.
Hitleri synonte që vendi i tij të shkëputej nga marrëveshja e Versajës. Gjermania e këtyre viteve përballej me papunësi të lartë, krizë ekonomike dhe politike. Gjatë Luftës së Parë Botërore, shumica e gjermanëve humbën besimin të udhëheqësit e tyre, ata kishin nevojë për diçka të re për të besuar, dhe kësisoj nazizmi u bë për shumicën gjermane besim për një fillim të ri. Në këtë mënyrë, nacional-socialistët fituan mbështetje të madhe brenda një kohe të shkurtër.
Ashtu sikurse Hitleri, edhe Millosheviqi përdori mitologjinë dhe historinë për të ndikuar në publikun e tij. Dhe ky pasus është shembulli më i kulluar i kësaj orvatje: “??̈ ??̈??̈ ???? ??̈ ????̈? ??̈ ???????̈, ??̈ ?????̈? ? ??????̈?, ???? ???????̈ ?ℎ?????ℎ, ???? ???? 600 ?????̈?? ?? ????ℎ?? ???̈ ??? ??????? ??̈ ??̈ ??̈??? ??̈ ???? ??ℎ?. ?? ??̈ ????ℎ? ???????? ? ??̈??? ??ℎ? ???̈ ? ??̈???????? ?????̈ ????̈?????? ?ℎ? ???????; ??? ?̈?ℎ??̈ ?????? ? ??????????? ?ℎ??????? ??̈ ?????̈?????? ??? ? ??̈??ℎ?̈????̈ ??̈ ??????ℎ?? ?????????”.
Një element tjetër i rëndësishëm është mënyra si e përdor fjalën “lider”. Millosheviqi kritikon, denoncon dhe akuzon udhëheqësit e tjerë serbë për “jounitet”. Për ta thotë se “nuk kanë qenë besnikë ndaj Serbisë” sa i përket betejës për çështjen serbe.
Rrjedhimisht, sugjerimi është se ata nuk janë liderë të mirë dhe as udhëheqës kolosalë. Prandaj, populli serb ka nevojë për një lider të ri: një udhëheqës që di dhe mund të konkretizojë atë që e do i gjithë kombi. McGee, duke folur për Hitlerin, shtjellon sesi në proceset retorike një lider (i kuptuar si udhëheqës i mirë) mund të shndërrojë individët në “popull”.
Ai vë re se vizioni i Hitlerit nuk përqendrohet vetëm në një publik e në një kohë të caktuar, por në një komb të tërë dhe një hark kohor prej shumë shekujsh. Nëpërmjet emfazimit të liderit, publiku sugjestionohet me idenë se kombi ka vetëm individë, por jo edhe një lider për së mbari.
Me këtë rast, sillogjizmi retorik që pason është kjo qe arsyeja pse Serbia u katandis kaq e varfër dhe pa identitet kolektiv. Prandaj nuk është rastësi pse lideri serb zgjodhi të kthehej 600 vjet prapa në historinë e kombit. Sipas shtjellimeve të autorit McGee, njerëzit mendojnë dhe veprojnë ndryshe si një bashkësi e ndryshe si individë të pavarur. Populli rrumbullakëson një ekzistencë objektive kur njerëzit pranojnë mitet dhe vazhdojnë të veprojnë brenda tyre.
Megjithëkëtë, ky realitet është edhe mitik. Fundja, populli është i varur nga një lider ashtu që të krijojë një identitet kolektiv apo grupor. ????? ??????? ????? ??????? ??̈ ????? ??̈ ????????? ?’? ?????? ????? ? ???? ??? ???????? ? ???????̈?, ???? ???????????? ??̈???̈?????? ??̈ ?????? ??̈ ??????? ??? ?????????? ? ????? ????. ??̈ ??̈ ?? ????̈???????????? ????????????????? ?????????̈ ? ???????????̈ ??̈ ???̈???? ??̈ ????????? ?????? ???????????. ??̈ ??̈ ???? ??????, ??????? ??????? ? ????? ??????? ??̈ ?? ??̈ ????? ??̈ ???? “?????? ? ??????”.
Millosheviqi shtyn përpara bindjen se ndarja e Kosovës nga Serbia është kërcënuese, jo e përshtatshme dhe e pamundur. Fjalimi i tij retorik u bë pikë fokale për ruajtjen dhe ringritjen e identitetit, ashtu sikurse edhe për të pasur një referencë në historinë e shtetit nacional. Qëllimi, pra, është sendërtimi i një publiku i cili e rilind konstituiven e identitetit kolektiv serb. Sipas Millosheviqit, ky është bazamenti që Kosova, natyrshëm dhe domosdoshëm, duhet t’i përkasë Serbisë. Pra, fjalimi në Gazimestan u përdor për qëllime politike dhe jo për ngjarje kulturore.
Fjalimi përshkruan një histori e cila theksin e vë te padrejtësitë e supozuara në rrjedhën e ngjarjeve të së kaluarës dhe të së tashmes. Mesazhi që lideri u jep serbëve ishte se ata dikur ishin hem viktima, hem heronj, por që megjithatë u shpaguan sepse tani kombi serb u bë sërish madhështor dhe krenar!
Qenia njerëzore në kapacitetin e masës sillet, vepron e beson krejt ndryshe prej asaj që ndodhet në izolim. Ngjarja e Gazimestanit, që ngre në nivel të paparë memorien për të ashtuquajturën epokë madhështore të lulëzimit serb, shënon një pikë kthese në terma retorikë.
Gjatë gjithë kohës, fjalimmbajtësi thekson rolin e popullit si krijues i historisë, por edhe rolin udhëheqës dhe organizues të partisë si një organizëm i gjallë.
Në këtë fjalim vërehet se audiencës i është përbrendësuar besimi se “kushtetuta e vjetër” është kancer në shoqërinë serbe.
???????????? ??̈?? ???? ??̈ ???̈???̈? ???̈ ??̈ ??????????, ???? ? ????????? ???????? ?? ?????? ?̈????̈ “??????” ??? “????” ??̈? ???????̈.
Në fjalimin e mbajtur në një cep të fushës ku supozohet se u zhvillua beteja e njohur kundër ushtrisë osmane, Millosheviqi përdori edhe simbolet e mitit për Kosovën. Ai theksoi me këtë rast se: “Jouniteti dhe tradhtia në Kosovë do ta përcjellë edhe më tej popullin serb si një kob i zi nëpër gjithë historinë e tij. Madje edhe në luftën e fundit, kjo mungesë e unitetit dhe e tradhtisë e çoi popullin serb dhe Serbinë në agoni,…”.
“??????? ? ??????̈”
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, feja dhe mitet u përdorën mjeshtërisht nga Hitleri si mjete ndikuese politike, por edhe si identifikim. Edhe për Millosheviqin njësoj, miti dhe feja konvertohen në përbërës të rëndësishëm ndikimi për mobilizim kombëtar dhe për ndërtimin e publikut.
Feja dhe miti bëhen kushte për ekzistencën e vazhdueshme të popullit serb në Kosovë. Po kështu, përdorimi i Kosovës si simbol në disa raste mund të interpretohet si strategji dhe politikë për të legjitimuar kërkesën e vazhdueshme për ta kontrolluar dhe zotëruar Kosovën.
Për ta shpënë përpara ideologjinë e tij, Millosheviqi përdori gjerësisht e me shumë sukses simbolet. Simbolet gjithherë kanë një përmbajtje. Ato janë të përcaktuara nga ana kulturore dhe mesazhi i tyre kuptohet dhe pranohet në mënyra ndryshe-ndryshe.
Le të shërbehemi me një shembull: nëse flamuri serb dhe mbreti serb Karagjorgjeviq kishin domethënie historike pozitive për serbët dhe ofronin një lidhje të ngushtë emocionale, po këto simbole për shqiptarët ishin një kujtesë për vrasjet, gjenocidin, zjarret, shkatërrimet, vdekjet dhe lotët.
***
?????̈ ??? ????? “???????? ??̈ ??̈??????̈? ?????????: ???????̈ ???????? ? ????????? ??̈ ?????????????”, ??̈ ??????? ??̈??? ?????? (?????????̈: ???????? ?&?, ????)
???? ??! ?? ????̈? ? ???????????? ?????????̈?? ??̈ ???????, ??????????? ??? ????????̈?. ??????? ????? ?̈????̈ ?????̈ ? ??̈?????????̈?, ???? ??̈? ???̈??̈??? ? ????????? ??̈ ?????.
Lexo po ashtu:  Nëna Terezë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *