Lista Serbe ka reaguar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri të Mitrovicës, përkatësisht te Kroi i Vitakut.

Përmes një postimi në Facebook, LS-ja ka thënë se Kurti në veri hyri si hajdut i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur.

“Si druvar, apo hajdut kur fillon të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur, Albin Kurti erdhi në skajet e veriut të Kosovës dhe M., më saktësisht në skajin e Mitrovicës së Kosovës për t’ia treguar në kryendërmjetësit të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi të Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borell, si duket de-përshkallëzimi në terren”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe ka shkruar se Kurti ka dërguar në veri gjatë vizitës së tij dhjetëra njësi të tjera të armatosura parapolicie “që janë të gjitha ilegalisht të pranishme në veri”.

“Disa do të thoshin një shuplakë të fortë për komunitetin ndërkombëtar, dhe një tjetër kërcënim për serbët në Kosovë e Metohi, dhe çfarë do të thotë bashkësia ndërkombëtare do të shohim. Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim? Cili ishte qëllimi i vizitës së sotme të Albin Kurtit në një vendbanim të përzier në të cilin për një kohë të gjatë nuk ka pasur incidente mes serbëve dhe shqiptarëve, përveç që Kurti mendon se është i madh dhe i fortë, natyrisht kur është në shoqëri e dhjetëra personave të armatosur që as nuk e dinë arsyen e këtij ekskursioni, që sigurisht është një dëshmi e ideologjisë pushtuese të Kurtit”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Serbët godasin me shishe edhe kreun e Listës Serbe: Tradhtar

Ka shtuar se pas disa orësh Kurti u kthye pasi “nuk arriti të provokonte serbët dhe të paraqitej si viktimë, dhe ne qëndruam vetë, në shtëpitë tona, në tokën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *