Të shijosh kohën të cilën e kalon vetëm dhe të ndjehesh i vetmuar, janë dy fenomene të ndryshme. Ti mund të jesh i rrethuar nga njerëz dhe të ndihesh si njeriu më i vetmuar në botë. Ose, ti mund të jesh vetëm dhe të ndihesh i plotësuar.

Njerëzit që e shijojnë tejmase kohën që kalojnë pa praninë e të tjerëve, kanë një personalitet unik. Ata i zgjedhin miqtë me kujdes dhe parashikojnë t’i mbajnë ata përgjithmonë.

Vetmitarët i ruajnë energjitë e tyre duke mos u shoqëruar dhe duke mos u pëfshirë në bisedat e shkurtra dhe kuptim-boshe. Zakonisht konsiderohen si njerëz të çuditshëm dhe jo të zakonshëm, gjithsesi, nuk ka asgjë të keqe nëse zgjedh të qëndrosh nën shoqërinë e vetvetes sesa atë të të njerëzve që nuk të bëjnë të ndihesh rehat. Aftësia për të vlerësuar cilësitë e një personi është tepër e rëndësishmë dhe mbi të gjitha, e shëndetshme.

Këta lloj njerëzish janë shumë më të lumtur dhe të vetëdijshëm për gjërat që ndodhin në krahasim me të tjerët. Gjithashtu, ata preferojnë të qëndrojnë vetëm, më shumë sesa ta harxhojnë kohën me individë që nuk kanë tipare të përputhshme me karakterin e tyre. Vetmitarët kanë aftësi vëzhguese, gjë që i bën ata shumë inteligjentë dhe të ndryshëm nga njerëzit e tjerë që kanë tendencën të bëjnë vetëm thashetheme.

Lexo po ashtu:  PËR DASHURINË/ Nga Afrika e Jugut në Kroaci, njihuni me historinë e dashurisë së dy lejlekëve

Këto janë 6 tiparet e personalitetit të njerëzve që parapëlqejnë të qëndrojnë vetëm.

  1. Ata vendosin kufij

Kufijtë e tyre mendorë janë shumë të fortë dhe ju kurrë nuk do të lejoheni t’i kaloni. Ata janë tërësisht të vetëdijshëm për atë që është e lejueshme dhe çfarë është e kufizuar. Nuk janë plotësisht të mbyllur, por as nuk do të ndajnë me ty më tepër sesa duhet.

Ata besojnë se çështjet e tyre janë të tyret dhe të askujt tjetër,e nuk do t’ju mirëpresin nëse i fusni hundët më shumë seç duhet në çështjet e tyre. Sigurisht që e kuptojnë dhe respektojnë shqetësimin tuaj, por nuk duan me të vërtetë askënd tjetër në hapësirën e tyre personale.

2. Janë besnikë

Ata nuk emocionohen shumë kur vjen puna për të kaluar kohë me njerëz të huaj, sado ekstrovert që të jenë si tipa. Nuk kërkojnë shoqëri që të jenë të lumtur. Gjithsesi, nëse ju jeni një mik i tyre, ata nuk do t’ju tradhtonin apo t’ju lëndonin kurrë.

Do t’ju qëndrojnë pranë në kohë të mira dhe të këqija, edhe nëse nuk ua kërkoni apo nëse nuk e prisni një gjë të tilla nga ata. Këta janë mishërim i llojit të shokëve që të gjithë duhet të dëshirojnë të kenë, dhe përfundimisht, nga ata që duhen çmuar gjithë jetën. Ata do t’ju qëndrojnë besnikë deri në fund të jetës.

Lexo po ashtu:  Përse ziliqarët urrejnë? Përgjigjet Kierkegard!

3. Janë mendje-hapur

Për shkak të aftësive analizuese që zotërojnë, ata janë koshientë të faktit se çdo njeri është i ndryshëm. Kjo është arsyeja pse ata nuk do t’ju gjykojnë kurrë, pavarësisht sesa i papranuar mund të jesh ti nga shoqëria. Ky tipar është gjithashtu një pasojë e të qenit tepër inteligjent.

Ata e kuptojnë se idetë dhe besimet tuaja mund të jenë të ndryshme nga ato të të tjerëve, dhe ata e respektojnë këtë. Ata gjithashtu presin të njëjtën gjë nga ju. Shoqëria i ka gjykuar mjaftueshëm, dhe ata refuzojnë t’ia kalojnë lëndimin dhe dhimbjen një personi tjetër.

4. Janë të ekuilibruar dhe të arsyeshëm

Vetmitarët zakonisht nuk përfshihen më shumë sesa duhet në një diskutim të nxehtë. Ata e urrejnë të qenit në qendër të vëmendjes, dhe gjithashtu janë shumë të qetë, preferojnë ta zgjidhin një argument me logjikë. Ata nuk drejtojnë direkt armët, por në vend të kësaj, përdorin fakte dhe të vërteta për të shpjeguar situatën apo për të gjetur një zgjidhje.

Lexo po ashtu:  NASA gjen elementë bazë për jetën në Mars

5. Janë të vetëdijshëm

Meqenëse kalojnë shumë kohë me veten, ata e njohin personalitetin e tyre më shumë sesa një njeri mesatar. Ata janë koshient të veseve që mbartin dhe i pranojnë ato. Zgjedhjet, besimet dhe motivet e tyre janë të qarta për ta. Ata i njohin pikat e tyre pozitive njëlloj si dobësitë, dhe nuk jetojnë me asnjë lloj vetëmohimi për këtë. Ata e dinë se kush janë dhe e pranojnë veten si të tillë.

6. E vlerësojnë kohën

Koha është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ata i urrejnë njerëzit që i bëjnë të presin, sepse edhe kjo është një lloj humbje kohe. Megjithatë, ata e vlerësojnë kohën e njerëzve të tjerë, dhe gjithmonë do të jenë të përpiktë dhe të përgatitur në një event të planifikuar.

Kjo është një tjetër arsye e rëndësishme që shpjegon faktin pse është kaq e vështirë t’i përfshish ata në çështje apo diskutime të vogla. Investimi në situata të pakuptimta dhe të pavlera, shkon përtej kërkesave të tyre intelektuale. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *