Nga: Ferit BAÇA             

Fillimi i studimeve në fushë e filozofisë, shoqërohet me pyetjet: Përse studiohet filozofia? Ku mund të punësohesh pas diplomimit në filozofi? Disa nuk e shohin studimin  e filozofisë si një profesion nëpërmjet të cilit mund të sigurosh të ardhmen përveç rasteve si  mësimdhënës i saj. Filozofia është arti i mendimit dhe si e tillë lidhet e gërshetohet me  çdo fushë të jetës. Bazamenti i botkuptimit filozofik përbën një pikënisje  të përparuar dhe mjaft ambicioz në përvetësimin e profesioneve të ndryshme.

Ferit BAÇA   
Ferit BAÇA   

Çështjet filozofike që lidhen me moralin, etikën, natyrën njerëzore apo lidershipin aplikohen edhe në biznes, marketing, menaxhim, mjekësi apo drejtësi. Filozofia “injekton” një sërë dijesh dhe aftësish të dobishme për çdo lloj profesioni. Duke menduar në mënyrë filozofike, zhvillohet më tej arsyetimi induktiv dhe  mendimi kritik. Filozofia mbështetet  në argumente. Të gjitha shkencat e kanë origjinën te filozofia.  Filozofia  mbart dhe u përcjell brezave njerëzorë dijet e fituara. Si e tillë ajo është kartëvizita e individit në shoqëri. Filozofia është e vetmja disiplinë që mendon. Filozofi Gjerman Martin Hajdeger nënvizon: “Shkencat nuk mendojnë, ndaj kanë nevojë për filozofinë”.

 

Filozofia është rruga e vetme për njeriun  të mësojë të vërtetën e ekzistencës së tij në këtë botë dhe të jetojë në përputhje me natyrën e tij. Të  diplomuarit në filozofi fitojnë aftësinë e  mendimtarit kritikë, shkruesit analitik dhe problemzgjidhës sesa të diplomuarit në degë e fusha të tjera të shkencave. Në gjenezën e saj, filozofia jo vetëm që ka lindur nga mendimi i lirë, por është e përcaktuar të mbetet si e tillë një disiplinë liberale sepse mishëron në vetevete pavarsinë e lirisë. Misioni i saj mbetet edukimi i shoqërisë me dije. Stadi zhvillimor i filozofisë është produkt i kulturës dhe dijeve të fituara. Në vijim do të vecojmë disa prej pëparësive të përvetësimit të saj.

Lexo po ashtu:   Profesori universitar nga Amerika: Politizimi dhe diabolizimi i rastit Azem Kurtaj nga serbomëdhenjtë dhe bishtat e tyre

 

Orientimi i shpejt dhe profesional në tregun e punës: Themeluesi i kompanisë “Prospera LLC”, e cila i këshillon organizatat për çështje jo fitimprurëse dhe menaxhim të krizave, Mitchell Muncy, nënvizon:  “Filozofia i përgatit njerëzit të mendojnë dhe të kuptojnë natyrën themelore dhe qëllimin më të gjerë të punës që po bëjnë”. Sipas Mitchell Muncy, nëpunësit të cilët  kanë përfunduar filozofinë, aftësinë për të parë përtej mjeteve specifike,  i bën ata të përshtaten më shpejt në mjedise të reja, por gjithashtu të dalin me ide e strategji të novatore, si dhe të bëjnë vëzhgime që të tjerët nuk arrijnë t’i konstatojnë. Përfundimi logjik është i qartë: Aftësitë që ata fitojnë në këtë fushë, i bëjnë më të kualifukuar jo vetëm në një drejtim, por në të gjitha fushat e jetës. Është një fakt kuptimplotë përfundimi që del nga statistikat e tregut të punës, sipas të cilave, studentët që kanë ushqyer dijet e tyre tekniko-profesionale me dije nga fusha e filozofisë, shquhen nga kolegët e tjerë për aftësitë e tyre në formulimin dhe konceptimin e rekomandimeve për stafin drejtues, për ecjen para dhe realizimin e objektivave dhe detyrave të institucionit.

 

Thellimi dhe përcaktimi i përparësive në procesin e punës: Njohuritë filozofike në tërësinë e tyre përfshijnë interpretimin dhe analizimin e problemeve, dukurive, ideve dhe koncepteve të mprehta me karakter teknik dhe ekonomiko – financiar të qendrave drejtuese administrative apo prodhuese.

 

 Komunikimi bashkëkohor: Përvetësimi i njohurive filozofike i aftëson përfituesit e tyre në përthithjen e një informacioni kompleks dhe përcjelljes së tij te të tjerët. Specialisti me njohuri të mira filozofike realizon përcjelljen tek qendrat prodhuese të  udhëzimeve të stafit drejtues, si dhe përgjithëson në mënyrë efektive  mendimin e përparuar shkencor. Nuk mund të ketë komunikim bashkëkohor jashtë interesave të zhvillimit të prodhimit dhe  rritjes së mirëqenies së shoqërisë.

Lexo po ashtu:  Më iku edhe Simë Dobreci - A mos po duan ta shuajnë krejt kombin shqiptar, siç ia dolën t’i shuajnë...

 

Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemit: Filozofia konceptohet si arti i të menduarit dhe ka në qendër të vemendjes edukimin e njeriut. Thelbi i filozofisë lidhet ngushtë me të menduarit kritik. Problemet që shtrojnë fushat e dijes dhe vetë jeta,  kanë nevojë të shqyrtohen nga të gjitha këndvështrimet. Përvetësimi dhe ballafaqimi i informacioneve filozofike dhe teknike përcaktojnë perspektivën e zhvillimit të shoqërisë.

 

Formulimi dhe paraqitja e argumenteve: Çdo problem i parashtruar ka nevojë për një konceptim të qartë teorik, për domosdoshmërinë e tij, kësisoj edhe të argumenteve përkatës, mbështetur në një logjikë të  fortë bindëse dhe profesionale.

 

Analistë të politikave: Përgjithësisht, specialistët me njohuri të mira filozofike shquhen midis analistëve të politikave që merren me vlerësimin e ligjeve dhe programeve qeveritare ekzistuese ose atyre në prespektivë. Kjo është edhe arsyeja pse ata janë më të kërkuarit dhe më të përzgjedhurit për stafin  apo bordin e punës të organizatave jofitimprurëse, mediave dhe një numër institucionesh të tjera.

 

Në fushën e marketingut: Specialistët e filozofisë mund të kryejnë kërkime tregu dhe të hartojnë strategjitë e nevojshme për rritjen e prodhimit dhe fuqizimin e tregut. Ata mund t’i përdorin aftësitë e tyre analitike,  mendimin kritik për formulimin e rekomandimeve të nevojshme dhe zbatimin efektiv të tyre. Fusha e punësimit të marketingut janë më të përshtatshme për individë me prirje krijues në punë.

Lexo po ashtu:  Sindroma e Abdikimit: Pse disa njerëz ndjekin verbërisht liderët politikë apo fetarë?

 

Punonjësit e medias televizive dhe shtypit: Njohuritë filozofike rrisin ndjeshëm vlerat dhe aftësitë e tyre të  të shkruarit dhe komunikimit me stafin drejtues të administratës ose qendrës së prodhimit dhe komunitetit.

 

Konsulentë për menaxhim: Konsulentët e menaxhimit vlerësojnë, analizojnë dhe u bëjnë rekomandime kompanive për t’i ndihmuar ato t’i zgjidhin problemet brenda institucioneve të tyre. Konsulentët zakonisht punojnë për firmat e konsulencës, që kanë një numër të madh të klientëve dhe lëvizin nga një projekt në tjetrin çdo javë ose muaj.

 

Agjencitë e shitjeve: Në varësi të rolit dhe organizatës për të cilën punojnë, ata mund të kërkojnë për gjetjen e klientëve të rinj të mundshëm, të identifikojnë nevojat e tyre, të negociojnë dhe të mbyllin marrëveshje midis tyre me leverdi të ndërsjelltë.

 

Mësimdhënës:  Ata të cilët janë diplomuar në filozofi mund t’u rikthehen objekteve arsimore, por tashmë jo si studentë ose nxenës, por si profesorë. Filozofia është lëndë që mësohet edhe në shkollat e mesme. Studimi i filozofisë si një disiplinë gjithëpërfshirëse, veç avantazheve të lartpërmenduara e pajis studiuesin me një intuitë inteligjence për thellimin e dijeve edhe në disiplinat e tjera; qofshin të fushës sociale ose të shkencave ekzakte. Është një fakt i pamohueshëm orientimi i shpejtë dhe kreativ në tregun e punës, në sektorin shtetërorë e privat, duke i ofruar stafit drejtues ide, mendime dhe projekte, i studiuesve që kanë marrë njohuri dhe dije në fushën e filozofisë, në krahsim me ata që kanë studiuar vetëm në një fushë të caktuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *