Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Vlora Çitakut të PDK-së dhe Baton Haxhiut.
Ky reagim i profesor Bytyçit vjen, pasi Baton Haxhiu kishte thënë se kryeministri Kurti po kërkon ‘gjak’, deklaratë kjo që mediat serbe i bën jehonë, ndërsa Çitaku e cilëson Kurtin si të ‘rrezikshëm për Kosovën’.

Bytyçi përmend edhe një deklaratë të kryeministrit shqiptar Edi Ramës, i cili thotë se ‘Kurti po na rrezikon rajonin me luftë’.

“Vlora Çitaku thotë se “Kurti po rrezikon Kosovën”!

Baton Haxhiu thotë se “Albin Kurti kërkon gjak” dhe të gjitha mediet e Serbisë i bëjnë jehonë.

Edi Rama pohon se “Kurti po na rrezikon rajonin me luftë” dhe kërkon konferencë ndërkombëtare për ta detyruar Kosovën të pranojë t’i japë territor Serbisë.

Hovenier sqaroi se “Kurti shpalli dy organizatat serbe si terroriste, pa u konsultuar me aleatët”. Në fakt nuk thotë të vërtetën! E vërteta është se SHBA dhe europianët ishin dhe janë kundër vendimit të qeverisë. Prandaj duhej thënë se Kurti nuk e pranoi këshillën europiane e amerikane për t’i legjitimuar këto organizata ekstremiste që ushtrojnë dhunë kundër paqes në Kosovë!”, thekson profesori.

Lexo po ashtu:  Harrojini ditëlindjet dhe emrat e të dashurve – Për një fjalëkalim ‘të fortë’, mbani parasysh këto rregulla të thjeshta!

Ai shton se sipas logjikës së Çitakut Kosovën e mbrojnë Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, Edi Rama dhe vet Vlora.

“Në thelb të gjithë po thirren në atë që pohon Vlora Çitaku. “Kurti po “rrezikon” paqen dhe Kosovën”! Sipas kësaj logjike Kosovën e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë Vlora, Hashimi, Edi, Batoni e gjithë kori tjetër me politikën e projektin e ndarjes së Kosovës.

Të njëjtën gjë bëjnë dhe diplomatët e huaj. Ata po akuzojnë Kurtin jo se “Albini rrezikon paqen”, por se njeriut që sjell konfliktin në Kosovë e rajon, pra Aleksandër Vuçiq, i kanë premtuar territore të Kosovës, përkatësisht pasuritë e saj, Trepçën dhe Ujmanin në këmbim të paqes në rajon”, potencon ai.

Bytyçi tutje shprehet se, “të gjithë ata që kritikojnë Albin Kurtin për çdo gjë, edhe për veprat terroriste të serbëve, të gjithë ata që kërkojnë tërheqjen e policisë dhe shtetit nga veriu, duan ta bëjnë fakt të kryer “pamundësinë” e Kosovës për të qeverisur në këtë territor. Më pas ta përdorin këtë si kasus për ndarjen e territorit!”

Lexo po ashtu:  Historia e emrit Mercedes-Benz

“Me këtë kasus ata po justifikojnë akuzat e Vuçiq se “Kurti është fashist”! Këtë akuzë e përforcojnë Batoni, Vlora, Rama e enturazhi mediatik rreth tyre! E më në fund përgatisin ndarjen së Kosovës! Ramës nuk i kanë vënë detyrë vetëm ta kërkojë këtë konferencë anti-shqiptare e pro-serbe, por ia kanë dhënë projektin që duhet nënshkruar në atë konferencë për ta paraqit si mendim “origjinal” të kryeministrit të Shqipërisë!

Të bëhemi të gjithë shqiptarët me Albin Kurtin për ta mbrojtur Kosovën! Nuk ka alternativë tjetër!”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *