Kundër akteve që Albin Kurti ka ndërmarrë muajt e fundit janë pozicionuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Rusia, Kina, Serbia, madje edhe Shqipëria. Por vendimi i fundit që mori ai tregoi se presioni nuk e ka tjetërsuar. Qeveria e Kosovës shpalli dy organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” të enjten. Dy grupimet që veprojnë si struktura paralele në veri të Kosovës në përbërje të të cilave janë qindra serbë.

“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj, ‘Brigada e Veriut’, paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, tha Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë kur i shpalli organizata terroriste”.
Në reagimin që bëri “Brigada e Veriut” thuhet se pjesëtarët e saj janë “vullnetarë që ndihmojnë serbët dhe popullin serb, të gatshëm të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë”. Kjo organizatë tha se vendimi i Qeverisë së Kosovë nuk do t’i ndalojë ata të luftojnë “për Serbinë dhe unitetin”.

Lexo po ashtu:  Oferta e dytë më e madhe e Gjermanisë në histori: Volkswagen, 75 miliardë euro për Porsche!

Sipas qeverisë së Kosovës organizatat kanë frikësuar kandidatë dhe subjekte politike të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. “Niveli i kërcënimit dhe rrezikut nga këto formacione ilegale është i lartë”, theksoi Kurti.

Ky vendim është një hap tjetër më pranë forcimit të shtetit ligjor dhe kontrollit të territorit. Por ky vjen kundër klimës së shtensionimit me Beogradin, e cila kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët.
SHBA dhe BE kundër Kurtit, edhe një herë tjetër…
Nuk kaluan as 24 orë dhe ndërkombëtarët dolën me qëndrimin e tyre kundër vendimit të Kurtit. Ky është një

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Lexo po ashtu:  Associated Press: Putin sugjeron se ka luajtur një rol kyç në okupimin e aeroportit të Kosovës!

Edhe zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë përcolli të njëjtin qëndrim për mediat e Kosovës duke thënë se “veprimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me BE-në në Kosovë”.

Çfarë janë dy grupimet terroriste të veriut?
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë dy organizata të mbështetura nga Beogradi, praktikisht dy struktura paralele që veprojnë në një territor të pakontrolluar nga qeveria e Kosovës. “Mbrojtja Civile ka dalë publikisht në vitin 2011. Anulimi i saj ishte pjesë e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2015, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka vlerësuar se “Mbrojtja Civile” është e rrezikshme për sigurinë e Kosovës, pasi që përbëhet nga pjesëtarë që kanë kryer trajnime ushtarake.

Antarët e saj financohen nga Beogradi të kamufluar për reagimin ndaj përmbytjeve apo fatkeqësive të tjera natyrore. Por në Maj të këtij viti një nga protagonistët e dhunës kundër ushtarëve të KFOR, serbi Millun Millenkoviç u tha se ishte udhëheqës i “formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijës i bandave kriminale” në veri.

Lexo po ashtu:  Pse tradhtojnë burrat ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *