Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton duket se u thirr në Tiranë për të kritikuar Albin Kurtin dhe qëndrimet e tij në veri të Kosovës. Presioni që deri dje Kurtit i bëhej nga zyrtarët e administratës amerikane, sot iu artikulua nga njeriu që mori vendimin për të bombarduar serbët në Mars të vitit 1999 dhe për t’i dhuruar lirinë popullit të Kosovës.

Klinton e quajti një “marrëzi” atë që po ndodh në veri të Kosovës. Ai tha se Kurti gaboi me votimet dhe tani duhet t’i lërë serbëve drejtimin e katër qytezave në veri.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë. Do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që u votua. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të përparojë duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty. Kanë të drejtë për një jetë të denjë. Qytetarëve duhet t’u thuhet të votojnë” ishin fjalët e Bill Klinton në Tiranë.

Lexo po ashtu:  Europa drejt një krize ekonomike më të thellë nga sa mendohej

Klinton solli edhe rastin e mosmarrëveshjeve në Irlandë, si një histori kur palët gjetën zgjidhje për mosmarrëveshjet etnike duke sugjeruar të njëjtën gjë për shqiptarët dhe serbët.

“Shpresoj që shqiptarët në mënyra të mëdha e të vogla do jenë të aftë ti tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse” tha Klinton

Në ceremoni nuk ishte asnjë zyrtar i shtetit të Kosovës, pavarësisht se mesazhet për Kosovën ishin të zëshe dhe qëllimi real i organizimit të saj. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, kujtoi pjesë nga fjalimi i Bill Klinton në 24 Mars të vitit 1999.

“Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë. Jo vetëm për Kosovën por për pasojë edhe për të gjithë serbët, për dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit, janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, që ta kthejnë në një vend duke jetuar në paqe ose ta lënë peng dhe të jetojnë në kurriz me njëri tjetrin.

Lexo po ashtu:  - Me u çu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu Kurtit për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu”

Mund të thuhet se refugjatët shqiptar mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund ti kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit” tha Rama.

Në ceremoni ish presidenti i SHBA mori “Yllin e mirënjohjes” në shenjë falenderimi. Në fakt, në ceremoni ra në sy prania e Aleks Sorosit, fondacioni i të cilit mendohet se ka sponsorizuar vizitën e ish presidentit amerikan në Tiranë. Dihet tashmë investimi që ka bërë në Ballkanin Perëndimor fondacioni Soros duke mbështetur herë idenë e ndarjes së Kosovës, herë atë të heqjes së kufijve përmes Ballkanit të Hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *