Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk i ka ndalur sulmet publike ndaj Amerikës, transmeton e pavarura ‘MekuliPress.’

Gjatë një paraqitje publike sot në mediat serbe, Vuçiq pos që i doli në mbrojtje Aleksandar Vulin-it, ai hodhi edhe akuza ndaj shteti që i vuri sanksionet. Presidenti serb tha se ai nuk ka dëgjuar kurrë të jetë gjetur kokainë në zyrën e Vulin, ashtu siç ndodhi në Shtëpinë e Bardhë para pak ditësh.

“Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulin, por në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj se është shumë e rëndësishme, është jashtëzakonisht e rëndësishme, të bësh një hetim, sepse mendoj se është një artikull i përgjithshëm që ata përdorin për të shkruar diçka. Dhe Sanksionet ndaj tyre u vendosën për shkak të Federatës Ruse”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kështu është përgjigjur presidenti i Serbisë në pyetjen se a mund të mbetet Aleksandar Vulin në postin e drejtorit të BIA-s, duke qenë se SHBA-të i kanë vendosur sanksione.

Lexo po ashtu:  Gërvalla i reagon gazetës zvicerane: Publikuat pretendime të rrejshme, UÇK-ja nuk ka kryer krime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *