Për herë të parë në Gjermani ka filluar testimi i kamionëve të parë elektrik.
Testet e para janë zhvilluar në një autostradë të ashtuquajtur elektrike e gjatë 10 kilometra, në segmentin e rrugës A5 në landin e Hessenit.
Kamioni i parë i testuar është i tipit “Scania R 450 Hybrid”.
Furnizimi me energji do të bëhet nepërmjet lartpërçuesve që janë ndërtuar në këtë autostradë.
Këtu kamionët lëvizin sikur tramvajet, shkruan Automagazine. Testimi i njejtë i shpikjes gjermane është bërë edhe në Suedi. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress