Shqiptari Florian Marku, është gati për t’u rikthyer në ring pas afro një viti.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Boksieri shqiptar, i njohur edhe si “Mbreti Shqiptar”, ka njoftuar se dueli i radhës do të jetë më 2 shtator.
Kundërshtari i Markut do të jetë irlandezi, Dylan Moran, teksa dueli mes tyre do të zhvillohet në “AO Arena” të Manchesterit.

Në njoftimin e postuar në faqen zyrtare, boksieri nga Lushnja tha se “mezi e ka pritur këtë ndeshje”. 30-vjeçari gjithashtu theksoi se është koha për t’u rikthyer më fortë se kurrë.
Postimi i plotë nga Florian Marku:
“Mbas afërsisht një viti jashtë, erdhi koha për t’u rikthyer më fort se kurrë. Ndeshja do zhvillohet ne Manchester Ao Arena me 2 shtator kundër irlandezit Dylan Moran! Mezi e kam pritur këtë ndeshje! Ju pres të gjithëve atje”.
https://www.facebook.com/markuflorian.1/posts/816862529810831?ref=embed_post




