Mediat turke shkruajnë se Beshiktash i ka dërguar Milanit dy oferta të ndryshme për futbollistin kroat Anto Rebic.
29-vjeçari Rebic nuk është në planet e trajnerit të Milanit, Stefan Pioli dhe ai nuk iu bashkua ekipit në turneun parasezonal në SHBA, por përkundrazi qëndroi në Milano. Kroati nuk bëri përshtypje me paraqitjet e tij sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm tre gola në 31 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Prandaj, klubi vendosi të kërkonte një sulmues të ri në treg.
E para nënkupton një huazim pa pagesë, por Beshikashi do të mbulonte të paktën 2.5 nga 3.5 milionë euro të pagës vjetore të futbollistit kroat. Oferta e dytë është një transferim i përhershëm, tre milionë euro plus një klauzolë që lidhet me shitjen e radhës.
Rebic ka një kontratë me Milanin që vlen edhe për dy vite, por është e sigurt që ai do të largohet nga klubi në javët në vijim. Një tjetër klub nga Turqia është i interesuar për të dhe ai është Fenerbahçe.
Kujtojmë që Beshiktash do të luaj ndaj Tiranës ditën e nesërme, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të Conference League.